Spitalit të Pejës i ka ikur në pension edhe një profesionist i dallur.
Sot nga ky spital u pensionua kardiologu i njohur i regjionit të Pejës, Dr. Salih Shala, shkruan Gazeta Shneta.
Dr. Shala mbaroi specializimin nga dega e Internos në Zagreb, ndërsa subspecializimin në Kardiologji e përfundoi në Shkup.
Ai shërbeu pacientët e Pejës me rrethinë përmes Spitalit Regjional të Përgjithshëm të Pejës dhe klinikës së tij private. /Gazeta Shneta/




