Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inspektorati Sanitar i lejon punën sallave të ortopedisë: Janë eliminuar mangësitë

Lajme 09/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inspektorati Sanitar sot i ka lejuar punën bllokut operativ në Klinikën e Ortopedisë në QKUK. Sipas sqarimit të AUVK-së, leja e punës është dhënë pasi janë eliminuar të gjitha mangësitë.

Një ekip i inspektorëve sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë sot ri-inspektimin e bllokut operativ në Klinikën e Ortopedisë në QKUK i cili u mbyll para një jave për shkak se nuk i plotësonte kushtet tekniko-sanitare për punë, shkruan Gazeta Shneta.

AUVK ka sqaruar për Gazetën Shneta se kjo njësi është rikthyer në punë me leje të inspektoratit, pasi është konstatuar se janë eliminuar të gjitha mangësitë.

“Në këtë raste inspektorët kanë vlerësuar se janë eliminuar mangësitë të cilat janë urdhëruar për përmirësim. Bazuar në këtë i lejon ushtrimin e veprimtarisë për të cilën është e destinuar. Po ashtu lënda procedohet në hapin tjetër në Inspektoratin Sanitarë të AUV-së për hapat e mëtutjeshëm”, thuhet në përgjigjen e AUVK-së.

Nga ky agjencion thonë se ekipi i inspektorëve ka qenë aktiv gjatë tërë kohës për t’i përshpejtuar plotësim ndryshimet (rregullimet infrastrukturore dhe ato higjienike) për të arritur nivelet e kushteve të përcaktuara me ligj, në mënyrë që t’i jepet drita e gjelbër për punë.

Blloku operativ në Ortopedi të QKUK-së u mbyll para një jave pasi sipas AUVK-së nuk i plotësonte kushtet tekniko-sanitare për punë.

“Korridori që lidhë bllokun operativë me dhomat është punuar nga materiali qe nuk është higjienik. Disa nga pajisjet janë të vjetruara-dëmtuara dhe koroduara. Dyshemeja është pjesërisht e dëmtuar. Ka mungesë të ujit të ngrohtë rrjedhës. DDD nuk është kryer në të gjitha hapësirat. Nuk ka qen i mirë  pastrim gjeneral, i cili do të mundësonte nivel të mirë higjienikë”, kishte konstatuar inspektorati. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak3 raste të reja pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve
Artikulli i rradhës Antikorrupsioni: Konflikt interesi mbajtja e pozitave drejtuese nga bashkëshortët Gashi në Spitalin e Mitrovicës

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.