Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Antikorrupsioni: Konflikt interesi mbajtja e pozitave drejtuese nga bashkëshortët Gashi në Spitalin e Mitrovicës

Lajme 09/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbajtjen e pozitave të dy bashkëshortëve, Lutfije Gashi e cila mbanë dy pozita në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, si UD. Drejtoreshë e Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta dhe Drejtoreshë për Buxhet dhe Financa, si dhe shefit të Shërbimeve Teknike, Ahmet Gashi, Agjencia Kundër Korrupsion e ka cilësuar si konflikt interesi.

Njësia e Shërbimeve Teknike është në varësi të drejtorisë së Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta që i bie se Ahmet Gashi, bashkëshorti i Lutfije Gashit, të i raportojë gruas së tij, Lutfijës ndërsa kjo e fundit të bëjë vlerësimin dhe mbikqyrjen e bashkëshortit të saj, Ahmetit.

Me të marrë këtë informacion, Gazeta Shneta ka kërkuar sqarim nga Agjencia Kundër Korrupsion nëse barja e këtyre dy pozitave është konflikt interesi, dhe sipas përgjigjes së tyre barja e këtyre dy pozitave nga bashkëshortët Gashi është konflikt interesi dhe se duhet të evidentohet sa më herët që mundet.

Sipas AKK-së një rast i tillë e dëmton imazhin e institucionit, në këtë rast Spitalit Rajonal të Mitrovicës dhe e vë në mëdyshje transparencën.

“Si rezultat i funksionimit dhe detyrave ndërlidhëse të drejtorisë së Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta në raport me njësin për shërbime teknike, situata e konfliktit “rast për rast” të interesit, do të paraqiteshin në mënyrë të përsëritur gjatë ushtrimit të funksionit  publik dhe të rregullt, përsëritja e situatave të konfiliktit të interesit  “rast për rast” shnderrohet në “konflikt të vazhdueshëm të interesit”, situatë kjo e cila duhet të shmanget sa më herët” – thuhet në përgjigjen e Agjencisë për Gazetën Shneta.

Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në nenin 19 përcakton se “çdo udhëheqës i zyrtarit ose institucion udhëheqës merrë masat e nevojshme, të përshkallëzuara dhe proporcionale për të shmangur paraprakisht për çdo rast konfliktin real ose të mundshëm të interesave për shkak të zgjedhjes, emërtimit apo caktimit të detyrave ose përgjegjësive të caktuara të zyrtarit”.

AKK gjithashtu sqaron se ka kërkuar nga Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë që të shmangë çdo konflikt të interesit lidhur me vlerësimit apo raportimin dhe vendimarrjen në raport bashkëshorte – bashkëshort.

Lutfije Gashi në qershor të këtij viti është emruar UD drejtoreshë e Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta në Spitalin e Mitrovicës, pasi që nga kjo pozitë ishte shkarkuar Ferdane Myftari e cila po ashtu ishte UD në këtë pozitë.

Pas shkarkimit nga drejtoresha ekzekutive e spitalit, Luljta Zhubi, Myftari pati adresuar ankesë në Ministri të Shëndetësis dhe në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar. /Gazeta Shneta/

Lutfije Gashi me dy pozita drejtuese në Spitalin e Mitrovicës, AKK fillon hetimet për konflikt interesi

Artikulli paraprakInspektorati Sanitar i lejon punën sallave të ortopedisë: Janë eliminuar mangësitë
Artikulli i rradhës Kryeministri Kurti lë shëndetësinë pa ministër prej më shumë se një muaj

Ju sugjerojmë

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.