Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përhapja e kolerës vret 214 persona në Malavi

Lajme 10/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kolera ka vrarë 214 njerëz në Malavi, por infeksionet nga një prej shpërthimeve më të këqija të vendit, kanë filluar të pakësohen pasi arritën kulmin muajin e kaluar, thanë të mërkurën, ministria e shëndetësisë së vendit.

Vendi i varfër i Afrikës Jugore ka regjistruar 7,499 raste të sëmundjes që nga marsi, në atë që Kombet e Bashkuara thanë se është shpërthimi më i madh që ka goditur vendin në 10 vitet e fundit, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se 174 raste të reja u raportuan të martën, nga një nivel më i lartë prej më shumë se 200 në ditë në javën e tretë të tetorit.

“Epidemitë formojnë një valë dhe siç tregojnë statistikat, numrat po bien pasi arritën kulmin në tetor,” i tha burimit AFP, Storm Kabuluzi, drejtor i shërbimeve shëndetësore parandaluese në ministrinë e shëndetësisë.

“Ne po punojmë që kjo të jetë vala e fundit duke përdorur një sërë ndërhyrjesh parandaluese”.

Në fillim të kësaj jave, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe agjencia e OKB-së për fëmijë – UNICEF thanë se vendi kishte marrë 2.9 milionë doza të vaksinës orale të kolerës për të rritur fushatën e imunizimit.

Kolera shkaktohet nga një bakter që përgjithësisht transmetohet përmes ushqimit ose ujit të kontaminuar.

Ky infeksion shkakton diarre dhe të vjella dhe mund të jetë veçanërisht i rrezikshëm për fëmijët e vegjël.

Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje udhëheqësve të besimit që të inkurajojnë ndjekësit që të kërkojnë trajtim kur raportojnë simptoma, pasi disa po e shmangnin këtë për arsye fetare.

Në mbarë botën, kjo sëmundje prek nga 1.3 milion deri në katër milion njerëz çdo vit, duke shkaktuar deri në 143,000 vdekje. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi e ndryshon shtatzënia trurin e prindërve
Artikulli i rradhës Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës nuk e komenton deklaratën e AKK-së për konflikt të interesit

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.