Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës nuk e komenton deklaratën e AKK-së për konflikt të interesit

Lajme 10/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia Kundër Korrupsion e ka vlerësuar konflikt të interesi bartjen e pozitave të Lutfije Gashit, UD drejtoresha e Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta dhe bashkëshortit të saj, Ahmet Gashi shef i shërbimeve teknik, pasi që vlerësimi dhe mbikqyrja e punës së shefit të shërbimeve teknike bëhet nga UD drejtoresha e Administratës në këtë rastë grua e tij, Lutfije Gashi.

Ndonëse është cilësuar konflikt interesi, drejtoresha ekzekutive në këtë spital, Luljeta Buçinca – Zhubi nuk ka dashur të komentoj në lidhje me këtë rast.

Ajo i tha Gazetës Shneta se nuk e di sa ja vlenë të flas për këtë çështje pasi që për një gjë të tillë tashmë është marrë përgjigja e AKK-së.

“Sa për këtë çështje sdi sa ia vlenë me folë kur ne e kemi nga antikorrupcioni përgjigjen dhe konkursi veçse është i shpallur qe 3 javë për pozitën e drejtorit të administratës”, tha ajo.

Sipas AKK-së një rast i tillë e dëmton imazhin e institucionit, në këtë rast Spitalit Rajonal të Mitrovicës dhe e vë në mëdyshje transparencën.

“Si rezultat i funksionimit dhe detyrave ndërlidhëse të drejtorisë së Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta në raport me njësin për shërbime teknike, situata e konfliktit “rast për rast” të interesit, do të paraqiteshin në mënyrë të përsëritur gjatë ushtrimit të funksionit  publik dhe të rregullt, përsëritja e situatave të konfiliktit të interesit  “rast për rast” shnderrohet në “konflikt të vazhdueshëm të interesit”, situatë kjo e cila duhet të shmanget sa më herët” – thuhet në përgjigjen e Agjencisë për Gazetën Shneta.

Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në nenin 19 përcakton se “çdo udhëheqës i zyrtarit ose institucion udhëheqës merrë masat e nevojshme, të përshkallëzuara dhe proporcionale për të shmangur paraprakisht për çdo rast konfliktin real ose të mundshëm të interesave për shkak të zgjedhjes, emërtimit apo caktimit të detyrave ose përgjegjësive të caktuara të zyrtarit”.

Konkursi për Drejtorë të Administratës


Drejtoria e Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ka qenë më Ushtrues Detyre që nga korriku i vitit të kaluar, ndërsa në tetor të këtij vitit është hapur konkursi për drejtor të rregullt në këtë njësi.

Në konkursin e hapur më 17 tetor 2022 të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët të cilët kanë diplomë të Fakultetit Juridik, Ekonomik apo të Administratës. Kandidatët gjithashtu duhet të kenë pesë vite përvojë pune profesionale prej tyre tre vite përvojë pune në pozitë udhëheqëse.

Sipas njoftimit, kontrata është tre vjeçare me koeficientë të pagës 10.80. Konkursi është i hapur deri më 30 nëntor 2022. /Gazeta Shneta/

Antikorrupsioni: Konflikt interesi mbajtja e pozitave drejtuese nga bashkëshortët Gashi në Spitalin e Mitrovicës

Artikulli paraprakPërhapja e kolerës vret 214 persona në Malavi
Artikulli i rradhës Vdes një grua në QKUK, i biri dyshon se nuk e mori trajtimin e duhur nga mjekët

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.