Mot i ndryshuëshëm pritet të jetë në javën e fundit të muajit nëntor.
Temperatuat minimale do të pësojnë rënie të martën deri në 0C, kurse maksimalja do të arrijë deri në 12C të mërkurën shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“21.11 – Reshjet e shiut vazhdojnë orëve të hershme të mëngjesit. Ditën më ftohtë, reshjet vijojnë së rëni në formë rige lokale derisa të pushojnë. Viseve malore priten reshje bore. Gjatë mbrëmjes vransirat shpërndahen.
22.11 – Mëngjesi kryesisht me diell, e mjegull në ultësira. Ditën pa të reshura, me vransira e intervale me diell. Vonë në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.
23.11 – Vransira e intervale me diell. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
24.11 – Herët në mëngjes dhe paradite me shi. Ditën kryesisht me vransira e reshjet pushojnë.
25.11 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell, pa mundësi për të reshura.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/