Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtori i Ortopedisë dënohet me 200 euro gjobë për mos deklarimin e pasurisë

Lajme 21/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
FOTO: REL
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas pranimit të fajësisë, drejtori i Klinikës së Ortopedisë dhe Traumatologjisë Lokomotore, pranë QKUK-së Gani Jashanica është dënuar me 200 euro, i akuzuar se nuk deklaroi  pasurinë me kohë.

Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë të hënën gjykatësi i rastit Sabit Sadikaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas këtij aktgjykimi, të akuzuarit Jashanica i shqiptohet dënim me gjobë në vlerë prej 200 euro, të cilin dënim mund ta paguajë me 3 këste.

Në rast se i njëjti nuk e paguan dënimin me gjobë brenda afatit ligjor, atëherë ky dënim do t’i të zëvendësohet me dënim me burgim.

I njëjti është i obliguar që të paguaj edhe 20 euro për shpenzimet gjyqësore, si dhe 20 euro tjera  në emër të fondit të viktimave të krimit.

Ndryshe, në shqyrtimin fillestar të mbajtur në po të njëjtën ditë, i akuzuari Jashanica  ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë.

“Normal që e ndjej vetën fajtor, nuk do të vonohem prapë”, ka deklaruar Jashanica, duke theksuar se është hera e parë që është drejtor dhe se nuk i ka ditur të drejtat dhe detyrimet.

Sipas aktakuzës, së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e cila rezulton të jetë përpiluar më 5 tetor 2022,  Gani Jashanica akuzohej për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.

*Artikullin e plotë mund ta lexoni në betimiperdrejtesi.com

Artikulli paraprakKush është juristi Qerim Qerimi që u zgjodh Rektor i Universitetit të Prishtinës
Artikulli i rradhës Ekografia e tremujorit të dytë, karakteristikat e zhvillimit të fetusit dhe roli i ultratingujve

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.