Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kush është juristi Qerim Qerimi që u zgjodh Rektor i Universitetit të Prishtinës

Lajme 21/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me gjashtë vota për, profesori Qerim Qerimi është zgjedhur rektori i ri i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Qerim Qerimi është profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ai ligjëron Të Drejtën Ndërkombëtare Publike, Të Drejtën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Përvoja e tij e kaluar përfshinë fusha të tjera si: E Drejta Ndërkombëtare Ekonomike, E Drejta Ndërkombëtare e Mjedisit etj.

Qerim Qerimi është edhe profesor vizitor në Universitetin e Antwerpen-it në Belgjikë, ku jep mësim në Zbatimin e Ligjit Ndërkombëtar.

Në Universitetin e Prishtinës, ai ka shërbyer si Prodekan për Çështje Akademike të Fakultetit Juridik dhe si ushtrues detyre i Prorektorit për mësim dhe çështje të studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Qerimi ka ndjekur kërkime postdoktorale në Universitetin e Harvardit dhe në Universitetin e Antwerp-it, ka qenë studiues i Institutit Max Planck për të Drejtën Publike Krahasuese dhe të Drejtën Ndërkombëtare në Heidelberg dhe është student i Akademisë së Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare.

Qerim Qerimi doli më i votuari për rektor të Universitetit të Prishtinës, me 6 vota për, ai pritet që ta udhëheqë UP-në nga nëntori i vitit 2022 deri në shtator të vitit 2024.

Në garën për të parin e UP-së kanë qenë edhe Ilir Tolaj, But Deda, Sefer Avdijaj dhe Ermir Rogova.

Procesi i zgjedhjes së rektorit të ri erdhi pas shkarkimit nga këshilli drejtues i UP-së të ish- rektorit, Naser Sahiti. /Express/

Artikulli paraprakKush është Ekrem Çitaku, stomatologu dhe biznesmeni i angazhuar në zyrën e ud.drejtoreshës së SHSKUK-së
Artikulli i rradhës Drejtori i Ortopedisë dënohet me 200 euro gjobë për mos deklarimin e pasurisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.