Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Anesteziologu që la QKUK-në: U detyrova të shkoj në Afrikë për të punuar

Lajme 23/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ikja e profesionistëve shëndetësorë nga vendi është një alarm për gjendjen aktuale dhe të ardhmen e shëndetësisë në vend.

Në mesin e atyre që u detyruan të largohen nga vendi, si pasojë e kushteve financiare, është edhe anesteziologu Gëzim Kunoviku.

Në një intervistë për Kiks Kosova, Kunoviku ka rrëfyer sfidat dhe vështirësitë për të braktisur gjithçka në Kosovë, me qëllimin e vetëm që t’u sigurojë katër fëmijëve të tij shkollimin e duhur.

Kunoviku, i cili ndodhet në zonën e Mogadishut, zonë lufte në Afrikë, ka treguar që rroga prej 650 eurosh që e merrte në QKUK, ishte e pamjaftueshme për mbijetesë në Kosovë.

Megjithatë, Kunoviku, i cili është edhe rezervist i Forcës së Sigurisë së Kosovës, thotë se familja e tij e ka ndjerë mungesën e tij edhe kur ai ishte në Kosovë, pasi që detyrohej të punonte edhe në sektorin privat, në mënyrë që atyre të mos u mungonte asgjë.

“Para pesë ditëve më kontaktoi vajza ime 12-vjeçare dhe më tha: ‘A do ta gjesh një punë që punon më pak?’. Kjo nënkupton se edhe kur kam qenë në Kosovë, nuk kam qenë i pranishëm në jetën e tyre”, tha ndër të tjera ai, raporton Klan Kosova.

Kunoviku u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të marrin masa emergjente për ndalimin e ikjes së profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit, pasi që në të kundërtën vendi mund të vijë në një situatë ku do të detyrohen të marrin kuadro mjekësore nga vendet e Lindjes./Epokaere/

Artikulli paraprakEkografia e tremujorit të tretë, karakteristikat e procesit dhe përdorimit në shtatzëni
Artikulli i rradhës Prednizoloni nuk përmirëson ndjesinë e nuhatjes pas infeksionit COVID-19

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.