Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prednizoloni nuk përmirëson ndjesinë e nuhatjes pas infeksionit COVID-19

Jetë 23/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në një studim të kryer nga Qendra Mjekësore Universitare Utrecht (UMC), është dëshmuar se prednizoloni nuk përmirëson ndjesinë e nuhatjes së pacientëve pas COVID-19.

Përveç kësaj, në shumicën e pacientëve – pavarësisht nga përdorimi i prednizolonit – ndjenja e nuhatjes u përmirësua gradualisht me kalimin e kohës, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

Autorët rekomandojnë që mjekët të mos përshkruajnë prednizolon për pacientët me çrregullime të vazhdueshme të nuhatjes dhe/ose shijes pas COVID-19.

Gjatë pandemisë së koronavirusit, gjithnjë e më shumë njerëz vunë re se nuk mund të nuhasin apo shijojnë pasi ishin infektuar me virusin SARS-CoV-2.

Meqenëse humbja e vazhdueshme e nuhatjes mendohet të shkaktohet nga një përgjigje inflamatore, kortikosteroidet ishin një opsion i mundshëm trajtimi.

Prandaj, vitin e kaluar studiues nga disa universitete dhe spitale filluan një studim të madh të rastësishëm, për të hetuar rolin e mundshëm të prednizolonit për të përmirësuar humbjen e nuhatjes dhe shijes për shkak të COVID-19.

Ky medikament ishte sugjeruar si një trajtim për çrregullimet e nuhatjes pas COVID-19, por provat për efikasitetin e tij ishin të pakta. Këtë javë, rezultatet e studimit u publikuan në BMC Medicine.

Nuk ka përmirësim me prednizolon

“Rezultatet e studimit tonë në 115 pacientë tregojnë se pas 3 muajsh trajtim nuk ka përmirësim të madh në shqisën e nuhatjes te pacientët që kanë marrë prednizolon (40 mg/ditë për 10 ditë, duke filluar të paktën 4 javë pas infektimit) krahasuar me ata që morën një placebo,” thotë kirurge Dr. Digna Kamalski nga UMC Utrecht, e cila koordinoi studimin. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAnesteziologu që la QKUK-në: U detyrova të shkoj në Afrikë për të punuar
Artikulli i rradhës Si të parandaloni rezistencën antimikrobike, manifestimi i gjendjes në SHBA

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.