Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

S’ka mjekë në dy ambulanta të fshatrave të Deçanit, banorët nuk mund të marrin shërbime mjekësore

Lajme 24/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Banorët e fshatit Prapaqan dhe Pobërgjë të Komunës së Deçanit, shërbimet mjekësore do të duhej t’i merrnin në dy Ambulancat e Mjekësisë Familjare në zonat ku edhe banojnë, mirëpo ka më shumë se dy vjet që në këto institucione krejt çka qytetarët mund të marrin janë injeksionet.

Kjo pasi në këto dy objekte nuk punon asnjë mjek, tash e dy vjet.

Pasi Kiks Kosova u interesua, Komuna Deçanit u zotua se brenda pak ditësh do të dërgonte mjekë.

Por më 1 nëntor, disa ditë pas interesimit të emisionit, aty shkoi vetëm ekipi i Kiks Kosovës, e mjekët nuk u panë askund.

Qëndrimin e ndërroi edhe drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha, i cili tash deklaronte se fshati Pobërgjë nuk i plotëson kushtet që të ketë mjek sepse është vetëm një dhomë e vetme në objektin e AMF-së.

Pjesa tjetër e këtij objekti tash e disa kohë i është dhënë në shfrytëzim Komunës, konkretisht është vendosur zyra për nxjerrjen e dokumenteve civile.

Ani pse në fshatin tjetër, në Prapaqan, ka hapësirë të mjaftueshme dhe objekti është i rinovuar së voni dhe gjendet edhe zyra e mjekut, ai mungon.

Artikulli paraprakInfermierja shqiptare tregon disa të vërteta për ata që duan të punojnë në Gjermani
Artikulli i rradhës Pesë simptoma të demencës dhe shenjat e hershme paralajmëruese

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.