Një studim i botuar në Human Reproduction Update ka zbuluar se numri i spermës po pëson një rënie të shpejtë në mbarë botën. Ky studim mblodhi të dhëna nga 53 vende dhe rezultatet treguan se numri mesatar i spermës është ulur në 51.6%.
Hulumtimi në lidhje me numrin e spermës është realizuar nga një ekip i përbërë nga ekspertët shëndetësorë shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Hy hulumtim ishte i përbërë nga një meta-analizë, që do të thotë studiuesit kanë analizuar studimet e publikuara tashmë dhe kanë bashkuar të dhënat për të parë tendencat.
Ata zbuluan se numri i spermës në Amerikën Jugore dhe Qendrore, Azinë dhe Afrikën përputhej me numrin në rënie që kishin parë tashmë nga Amerika e Veriut, Evropa dhe Australia, gjë që tregon se ky numër në rënie i spermës është një fenomen global.
“Në përgjithësi, ne po shohim një rënie të konsiderueshme në mbarë botën në numrin e spermës prej mbi 50% në 46 vitet e fundit, një rënie që është përshpejtuar vitet e fundit”, thotë profesori Hagai Levine, një nga studiuesit e këtij hulumtim.
Por, pse kjo rënie?
Edhe pse studimi po tregon një rënie të numrit të spermës, ai ende nuk ka nxjerr në pah shkakun kryesor.
Mirëpo, sipas Matthew Macer, endokrinolog riprodhues në Halo Fertility, tregon se ekzistojnë disa faktorë.
“Unë besoj se përdorimi i shtuar i kimikateve dhe konservantëve në ushqimin tonë është një shkak kryesor, përveç ekspozimit të vazhdueshëm ndaj rrezatimit të fushës elektromagnetike përmes telefonave celularë, laptopëve dhe shumë pajisjeve të tjera që janë vazhdimisht në afërsi të trupit tonë”, thotë ai.
Siç shpjegon ai, spermatozoidet janë ndër materialet që riprodhohen më shpejt në trupin tonë, dhe kjo i bën ata veçanërisht të ndjeshëm ndaj çdo ekspozimi të dëmshëm mjedisor.
Përveç këtyre, edhe obeziteti, diabeti, hipertensioni, depresioni e ankthi numëron si një faktorë kontribues në rënien e numrit të spermës. /Gazeta Shneta/


