Trajnimi i gjumit apo sleep training është një mënyrë e sigurt dhe efektive që ndihmon fëmijën tuaj të marrë sasi të konsiderueshme të gjumit, por gjithashtu ndihmon edhe në vendosjen e një cilësie të jetës.
Kjo e ka dëshmuar edhe vet fakti i studimieve, ku sipas Natalie Barnett “fëmijët që ishin të mësuar me një strategji të gjumit, flinin më mirë dhe më gjatë sesa fëmijët që nuk kishin strategji”.
Jo vetëm sasisë së orëve të gjumit, por studiuesit nuk gjeten rezultate negative si depresion, pagjumësi në lidhjen mes prind-fëmijë shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
“Nuk kishte asnjë provë që trajnimi i gjumit të ndërhynte në lidhjen prind-fëmijë,” shpjegon Dr. Barnett.
Por, cilat janë këto teknika për të pasur një gjumë cilësor bebi juaj?
Sipas Sydney Lucas, të keni një plan sesi të menaxhoni gjumin e foshnjes ju ndihmon në lehtësimin nga stresi, ankthi.
Këto teknika përfshijnë:
-prindi qëndron në dhomë me bebin teksa bie në gjumë, dhe gradualisht fillojnë të largohen kur bebi mund të flejë pa praninë e tyre;
-vendosni bebin tuaj në shtratin e tij, dhe lejeni atë që të flej vet, pa ndonjw nxitje nga ana juaj;
-qetësoni bebin tuaj atëherë kur ato kanë nevojë, dhe gradualisht rritni kohën. /Gazeta Shneta/


