Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Virusi sincicial ka stërmbushur spitalin me fëmijë, nëse nuk trajtohet kalon në bronkopneumoni

Lajme 07/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali Kozle në Shkup të Maqedonisë Veriore, ka filluar të stërmbushet nga fëmijët me gjendje të virusit sincicial të frymëmarrjes.

Ubejdi është një nga 70 pacientët e vegjël që po trajtohet në spitalin e fëmijëve “Kozle”, ka treguar rreth situatës më hollësisht burimi RTV21.

Virusi sincicial i frymëmarrjes ka mbushur kapacitetet e këtij spitali, e disa nga pacientët janë edhe në mbështetje të oksigjenit.

Mjekja Ivana Arnaudova Danevska tregon simptomat më të shpeshta të këtij infeksioni. Thotë se virusi mund të kalojë edhe ne organet e poshtme respiratore dhe të shkaktojë bronkiolit akut ose bronkopneumoni.

“Për momentin kapaciteti i Institutit për sëmundje të mushkërive te fëmijët është plotësisht i mbushur dhe momentalisht janë të shtruar 70 fëmijë. Simptomat më të shpeshta me të cilat fillojnë infeksionet aktuale janë simptomat e larta respiratore, duke filluar nga sekrecioni i hundës, obstruksioni i hundës, kokëdhembje, por më së shpeshti paraqitet edhe temperatura e rritur, me çka lidhet shpesh edhe kolla”, tha Ivana Arnaudova Danevska – ndihmës mjeke.

Ka një muaj që është përhapur virusi, ndërkaq numri i pacientëve që vijnë për kontrolle sillet rreth 200 në ditë. Përveç foshnjave nga ky infeksion preken edhe fëmijët e moshave shkollore tregon mjekja Arnaudova.

“Në institutin tonë numri i kontrolleve për një ditë është nga 150 deri në 200 kontrolle. Numri i pacientëve është shumë i lartë, posaçërisht në këtë periudhë preken më shumë foshnjat dhe fëmijët e vegjël, por nuk përjashtohen edhe fëmijët më të mëdhenj”, deklaroi Ivana Arnaudova Danevska – ndihmës mjeke.

Mjekët thonë se përhapja e infeksionit është e zakonshme në këtë periudhe kohore, vjen nga qëndrimi në ambiente kolektive, si çerdhet dhe shkollat dhe kontaktet në mes të fëmijëve. Apelojnë që të lahen më shpesh duart dhe fytyra, të ajrosen hapësirat ku qëndrojnë fëmijët dhe nëse lejojnë temperaturat, shëtitje më të shpeshta në natyrë.

 

Artikulli paraprakInsajderi publikon pamjet të miut që ‘endet’ në Gjinekologji
Artikulli i rradhës SHSKUK ka hapur konkurs për dy shefa pa kriter të përvojës menaxheriale, në financa dhe prokurim

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.