Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët e QKUK-së tregojnë gjendjen e policit i cili u plagos mbrëmë në Zveçan

Lajme 09/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të policit, Ekrem Neziri i cili u plagos mbrëmë në Zveçan nga banditët serb teksa po e kryente punën e tij. Fatmirësisht i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Detaje më të hollësishme për të ka dhënë mjeku kujdestar i Emergjencës, Avdush Bajgora, kirurgu torakal Nazmi Kolgeci dhe anesteziologia, Turkane Karabegu-Shehu.

Mjeku kujdestar, Avdush Bajgora ka thënë se pas CT që i është bërë janë vërejtur pjesë metalike të mbetura në dy pjesë të trupit. Në regjionin e gjëndrës parotide dhe në kraharor.

“Pacienti është pranuar rreth orës 08:30 minuta në gjendje stabile, në pranim pacienti është monitoruar parametrat vitale kanë qenë të gjitha vitale janë kryer edhe disa ekzaminime tjera i është bërë CT e kokës meqë rast është konstatuar se kemi pjesë të metalit apo predha, në regjionin e gjëndrës parotide dhe në regjionin e kraharorit. Pastaj në bazë të analizave biokimike dhe hematologjike është konstatuar se pacienti është stabil dhe pacienti është dërguar në Kirurgjinë Torakal”, ka thënë Bajgora përcjell Insajderi.

Operacioni është kryer me sukses ka vlerësuar drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci.

“Pas skanimit që është bërë në qendrën emergjente kemi vërejtur   në intoraksin e majt është një predhë metalike dhe kemi bërë indikacion për me hy në operacion me ekipin e anestezionit doktoreshën Turkane dhe është lajm i mirë që pacienti është jashtë rrezikut për jetë”, u shpreh ai.

Kur është pyetur se kur mund të lëshohet për në shtëpi ai deklaroi se “E hëna do ta gjëjë në shtëpi’.

Edhe anesteziologia Turkane Karabegu-Shehu tha se operacioni është kryer me sukës e që i njëjti po trajtohet në Klinikën Torakale të QKUK-së.

Para gazetarëve, paraprakisht foli Ushtruesja e Detyrës së drejtoreshës së SHSKUK-së, Pranvera Raçi, e cila dha detaje për policin e plagosur. Ndërkohë që falënderoje ekipin mjekësore për trajtimin e zyrtarit.

“Jemi këtu të ju njoftojmë për gjendjen e policit Ekrem Nezeri, 82 nga Ferizaj i cili mbrëmë ka pësuar në Mitrovicë, që do të informoheni nga mjekët që është trajtuar më detajisht”, tha ajo.

“Falënderojmë edhe spitalin e Mitrovicës që e kanë trajtuar stabilizuar dhe e për shkak trajtimit kirurgjikal është trensferuar tek ne në QKUK. kanë përcjellur për trajtim në Prishtinë, ku fillimisht është pranuar nga doktor Bajgora që e ka pranu në qendrën emergjente, kirurgun Kolegecin dhe doktorëshën Turkana që kanë qenë pjesë e ekipit”, tha ajo përcjell Insajderi.

Artikulli paraprakRaçi ua rrit koeficientet 10 zyrtarëve të administratës në 8.4, aq sa paguhen specialistët
Artikulli i rradhës Naim Uka jep dorëheqje nga pozita e zv.drejtorit të IML-së, pas zhdukjes së mostrave të Deharit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.