Fizioterapeuti nga Vushtrria, Arbanis Maxhuni, ka dhuruar klinikën e tij falas për punëtorin (kolegun e tij) me rastin e ditëlindjes.
Duke çmuar lart punën dhe kontributin, Maxhuni, ka dhuruar biznesin që ka për veprimtari ofrimin e shërbimeve fizioterapeutike.
“Ne këtë ditë të madhe për ty në ditëlindjen tënde në shenjë dhurate për ty, dhe për ndihmën që më ke jep, une ta dhuroj kliniken time në Vushtrri falas, dhe të uroj që të kesh shumë suksese sepse suksesi yt është edhe suksesi im.” ka shkruar Maxhuni.
Ndër të tjera, fizioterapeuti Maxhuni ka shkruar se po ia lë me një porosi, kolegut të tij Gzim Thaçit, që të liroi nga pagesa një numër kategori siç janë personat me aftësi të kufizuara, invalidët e luftës dhe fëmijët bonjakë.
Postimi i plotë i Arbanis Maxhunit:
I dashur miku im, puntori im Gzim Thaci që më shumë të kam cilesuar si vëlla.
Ne këtë ditë të madhe për ty në ditëlindjen tënde në shenjë dhurate për ty, dhe për ndihmën që më ke jep, une ta dhuroj kliniken time në Vushtrri falas, dhe të uroj që të kesh shumë suksese sepse suksesi yt është edhe suksesi im.
Por të lutem puno me dinjitet, ndershmëri dhe me zemër të madhe siq e ke pasur gjithëmon.
Mos harro ato çfar ti ke mësuar keto vite,
skamnorin, jetimin, familjet me asistenc social, përsonat me nevoja të veçanta, invalidët e luftës, liroj nga pagesat ashtu siq kemi vepruar gjithëmonë.
Për mua është pak e vështië ti them LAMTUMIRË vendit ku u rrita dhe u zhvillova në karier, aty ku përmes saj realizova ëndrrat dhe dëshirat e mia për mua dhe familjen time, por e di që do e lë tek ty në duar të sigurta.
Zoti na ka urdhëruar të ndihmohem me njëri tjetrin, andaj Zotin e falimenderoj që ma mundësoj te bëj kët gjë te vogël.
P.s. Të dashur klient, dua t’ju njoftoj që nga 1 janari i vitit 2023 do punoj vetëm në kliniken time në Prishtinë e cila gjendet ne Ulpian mrapa AAK-se.
Gzimi edhe 100 tjera të lumtura. 🎁 ♥️♥️♥️




