Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OFTK: Ulja e koeficientëve për fizioterapeutë në Ligjin e Pagave është diskriminuese

Lajme 13/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës ka reaguar në lidhje me Projektligjin e Pagave i cili ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.

OFTK ka reaguar ndaj uljes së koeficientëve për fizioterapeutët nga 7.2 në 5.6, 5.5 dhe 5.4, gjë të cilën kjo organizatë e ka quajtur diskriminuese dhe nënvlerësim për punën e profesionistëve të fizioterapisë, transmeton Gazeta Shneta.

“Bazuar në projektligjin e ri, diferenca në koeficient është jashtëzakonisht e madhe kur bëjmë krahasimin të një mjeku specialist dhe një Fizioterapeuti, gjë që diferenca ndërmjet tyre në koeficient me ligjin e ri është 100 %, ndërkaq aktualisht diferenca ndërmjet këtyre kategorive ka qenë 20%. Një krahasim i tillë është i paprecedent dhe i papranueshëm nga ana jonë për këtë rangim, kur dihet se shkollimi superior i një Fizioterapeut është doktor shkence, magjistër i shkencave, fizioterapeut i specializuar ( profilizuar) madje ka prej tyre që mbajnë titullin profesor Universiteti, andaj krahasimi i koeficientit me një teknik shëndetësor është skandaloz ku dihet se cilat janë detyrat dhe përgjegjësit e fituara gjatë studimeve bazë të fizioterapeutit”, thuhet në reagimin e OFTK-së.

Reagimi i plotë:

Reagim i Odës se Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK) për Ligjin e ri të Pagave!

Pas votimin në lexim të parë të Projektligjit për Pagat në sektorit publik, shprehim shqetësimin tonë për mënyrën e vlerësimit të punës së fizioterapeutëve në sektorin publik, duke ulur koeficientët për fizioterapeutët nga 7.2 në 5.6,5.5,5.4. Kjo ulje koeficienteve është diskriminuese dhe mos vlerësues për punën e fushës së fizioterapisë, gjithashtu nënvlerëson punën e fizioterapeutëve të diplomuar bachelor, i cili është i baras vlefshëm me fizioterapeutët me shkollim të mesëm me një dallim në pagë me 0.3 te vlerës së koeficientit.

Mos njohja e shkollimit të lartë dhe nivelizimin në pagë te profesionistëve shëndetësor me fakultet me ata me shkollim të mesëm ishte një nga arsyet që Ligji për Pagat nuk kaloi testin në Gjykatën Kushtetuese. Bazuar në projektligjin e ri, diferenca në koeficient është jashtëzakonisht e madhe kur bëjmë krahasimin të një mjeku specialist dhe një Fizioterapeuti, gjë që diferenca ndërmjet tyre në koeficient me ligjin e ri është 100 %, ndërkaq aktualisht diferenca ndërmjet këtyre kategorive ka qenë 20%.

Një krahasim i tillë është i paprecedent dhe i papranueshëm nga ana jonë për këtë rangim, kur dihet se shkollimi superior i një Fizioterapeut është doktor shkence, magjistër i shkencave, fizioterapeut i specializuar ( profilizuar) madje ka prej tyre që mbajnë titullin profesor Universiteti, andaj krahasimi i koeficientit me një teknik shëndetësor është skandaloz ku dihet se cilat janë detyrat dhe përgjegjësit e fituara gjatë studimeve bazë të fizioterapeutit.

Ne kemi dërguar vërejtje në diskutim publik të projektligjit nga hartuesit nuk është përfillur asnjë koment. Andaj ne do të dërgojmë komentet dhe propozimet tona në Komisioni Parlamentar për Administrat Publike. Ndarja sipas nivelit të shërbimeve primar, sekondar e terciar, vetëm për disa profesione shëndetësore (fizioterapeut, infermier, mami, logoped, radiolog), ndërkaq për profesionet tjera shëndetësore ky kategorizim nuk është përfshi (mjekët, stomatologët, farmacistët, psikologët klinik). Sipas ligjit të shëndetësisë të gjithë profesionistët shëndetësor jemi të barabartë në ushtrimin e profesionit, kur dihet se ligji nuk lejon diskriminim në këtë fushë. Presim nga deputët e Kuvendit të Kosovës, komisioni për Administratë Publike që ta korrigjojnë këtë gabim, në të kundërtën ne jemi të detyruar të marrim veprime për të cilat komuniteti ynë do të njoftohet me kohë.

Shpresojmë që ky është një gabim i hartuesve të këtij ligji, e jo mos njohuri nga ana e tyre për fushën e Fizioterapisë apo veprim i qëllimshëm për ta degraduar dhe dekurajuar punën e palodhshme të secilit profesionist të komunitetit të Fizioterapisë. Propozimi ynë si Odë e Fizioterapisë për koeficientët e pagave është si në vijim: Master i Fizioterapisë – koeficienti 8.0 Fizioterapeut bachelor – koeficienti 7.2 Teknik i Fizioterapisë me shkollim te mesëm – koeficienti 5.6.

Artikulli paraprakSelmani: Shëndetësia po keq qeveriset, dështojnë operacione, emërime jomeritore, hakmarrje në institucione
Artikulli i rradhës Lirohet në shtëpi pacienti 60-vjeçar që kreu transplantin e mëlçisë në Shkup

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.