Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

‘S’ka hapësirë’: Spitalet gjermane të mbingarkuar nga fëmijët e sëmurë

Lajme 15/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur e ëma Debora Zilz e dërgoi djalin e saj të vogël Andreas në një spital të Berlinit për shkak të një sëmundjeje të rëndë të frymëmarrjes, ajo u trondit.

“Nuk kishte hapësirë” kujton ajo. Mjekët në mënyrë të dëshpëruar kanë telefonuar spitalet e tjera në kryeqytetin gjerman dhe në Brandenburgut në përpjekje për të gjetur një shtrat të lirë për vogëlushin, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

Foshnja e cila po luftonte me bronkiolitin, pasi Gjermania përballet me një valë dimërore të rasteve të infeksionit të gjoksit, ka vënë spitalet tashmë të sforcuara nën presion shtesë.

Pas dy viteve të pandemisë së koronavirusit, e cila solli masat mbrojtëse si maska ​​për fytyrën që kanë mbrojtur vendin nga ekspozimi ndaj viruseve të frymëmarrjes, tanimë disa shtete evropiane po shohin një rritje të bronkiolitit.

Situata është veçanërisht e keqe në vitin 2022 pasi të porsalindurit dhe foshnjat ekspozohen për herë të parë ndaj virusit respirator sincicial (RSV), i cili zakonisht shkakton bronkiolitin.

Ekipi i kujdesit pediatrik në Saint Joseph në Berlin, ku vogëlushi po trajtohej, po përpiqet të përballojë rritjen me një numër më të vogël të stafit mjekësor se kurrë më parë.

“Ne jemi nën ujë,” tha për burimin AFP, Dr. Beatrix Schmidt, kreu i departamentit të pediatrisë dhe neonatologjisë në spital.

Një stuhi e përsosur faktorësh kanë kontribuar në problemin, tha Dr. Schmidt:

“një numër i jashtëzakonshëm fëmijësh të sëmurë, kujdestarë të infektuar dhe e gjithë kjo në të njëjtën kohë me mungesat kronike të stafit”.

Sipas shifrave të institutit shëndetësor Robert Koch, 9.5 milionë njerëz në Gjermani u prekën javën e kaluar nga një lloj sëmundjeje respiratore, në të gjitha grupmoshat, në një vend prej 84 milionë banorësh.

Shifra është shumë më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021 dhe është më e lartë se në kulmin e epidemisë së gripit të vitit 2017-18.

Aktualisht, Gjermania ka 18,000 shtretër spitalor për fëmijë, nga 25,000 që gjendeshin në vitin 1995, sipas agjencisë federale të statistikave.

Gjermania, me një popullsi në plakje dhe më pak fëmijë si edhe shumë nga fqinjët e saj evropianë, ka investuar pak në kujdesin pediatrik, sipas Dr. Schmidt. /Gazeta Shneta/

 

 

 

Artikulli paraprakKosovë: Rritet numri i lindjeve me prerje cezariane, rreth 40 për qind të lindjeve kryhen me operacion
Artikulli i rradhës Vdekja e një studentit të ri të mjekësisë ka theksuar tendosjen e COVID-19 në spitalet e Kinës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.