Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kosovë: Rritet numri i lindjeve me prerje cezariane, rreth 40 për qind të lindjeve kryhen me operacion

Lajme 15/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lindja me prerje cezariane është një operacion në të cilin foshnja juaj del nga një e çarë që mjeku juaj e bën në barkun dhe mitrën tuaj.

Për disa gra dhe foshnje, lindja me prerje cezariane është më e sigurtë se lindja vaginale.

Në anën tjetër, ju mund të keni nevojë për lindje me prerje cezariane për ndonjë arsye mjekësore që mund ta dëmtojë shtatzëninë tuaj.

Mirëpo në vendin tonë, numri i lindjeve me prerje cezariane, është rritur dukshëm viteve të fundit. Kështu ka njoftuar burimi medial, IndeksOnline.

Nga 8411 lindje të kryera gjatë vitit 2022 në Kliniken Gjinekologjike 3 mijë e 031 prej tyre janë kryer me prerje cezariane, apo rreth 40 për qind të numrit të përgjithshëm të lindjeve. Janë nënat ato të cilat e preferojnë këtë mënyrë të lindjes, me qëllim që të mos ndjejnë dhimbje.

Pacientja Edona Gashi nga Prishtina thotë se të dy fëmijët e saj i ka lindur me prerje cezariane. Ajo thotë se e ka zgjedhur këtë mënyrë pasi që nuk mund t’i durojë dhimbjet e lindjes.

“Pse me i duru dhimbjet e lindjes, kur mund të lind pa dhimbje. Dy fëmijët i kam lind me operacion dhe se kjo është bërë me kërkesën time “, tha ajo

Megjithëse nuk preferohen lindjet e tilla, veçse në rastet kur është e nevojshme dhe rekomandohet nga mjeku, numri i nënave që preferojnë të lindin pa dhimbje, po rritet nga viti në vit.

E këtë e pohon dhe drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Zef Ndrejaj, i cili për “IndeksOnline” ka thënë se ka presion nga pacientët dhe familjarët e tyre që lindjet të kryhen me operacion.

” Kemi presion të stafit të mesëm të mjekëve, ku kanë bërë presion se duhet me ma kry pacientin. Duhet me ma kry bashkëshorten ose motrën. Po rrinë gjatë në klinikë. Kemi presione të mëdha që kanë ndodhur, që dhe mjeku gjatë kujdestarisë, më ka telefonuar në shtëpi se kemi presione aq të mëdha, që me kry me operacion pacientin “, tha ai. /IndeksOnline

Artikulli paraprakNjë foshnje lind pa shenja jete në Pejë
Artikulli i rradhës ‘S’ka hapësirë’: Spitalet gjermane të mbingarkuar nga fëmijët e sëmurë

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.