Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Flet pacienti të cilit mjekët e QKUK-së ia ngjitën dorën e prerë: Jam mirë fal Zotit dhe mjekëve

Lajme 17/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zeqir Himaj nga Deçani të cilit mjekët e QKUK-së ia shpëtuan dorën e prerë, ka falënderuar stafin mjekësor dhe Zotin për gjendjen e tij të mirë shëndetësore.

Zeqir Himaj, 27-vjeç, para dy javësh ishte duke punuar në punëtorinë e tij private në Deçan. Gjatë procesit të punës ai kishte shkaktuar një vetaksident nga i cili e dora e tij pothuajse ishte prerë e gjitha, shkruan Gazeta Shneta.

Himaj ka folur në një intervistë për Gazetën Shneta ku ka treguar se ndonëse e kishte prerë parakrahun, ai nuk e kishte humbur vetëdijen për asnjë moment.

“Unë jam kanë me vetdije të plotë. Vet e kam shtrëngu dorën dhe kam qenë vet duke pritur në rrugë për me ardh me më marr vetura”, ka thënë Himaj.

Ai ka thënë se tash është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pas katër javësh do t’i nënshtrohet një operacioni tjetër për qepjen e nervave nga neurokirurgët në QKUK.

“Falënderoj Zotin dhe stafin mjekësor”, ka thënë Himaj.

“Respekt për të gjithë ekipin e kirurgjisë vaskulare të QKUK-së për kujdesin gjatë intervenimit dhe qëndrimit në spital. Respekt për Dr. Lulzim Vokrri kirurg vaskular. Falënderoj edhe qendrën e mjekësisë familjare në Deçan për dhënien e ndihmës së parë dhe Spitalin e Pejës për transferin në QKUK”, ka deklaruar Himaj.

Nga QKUK kanw njoftuar se mjekët kanë kryer operimin tek pacient i moshës 27 vjeç, duke i realizuar dy bypasse (urëzime), në pjesën më distale të arteries radiale dhe ulnare, (arterie që ushqejnë dorën me gjak).

“Si graft për rekostrukcion të arterieve të lëndura, ekipa përdori venën sipërfaqësore të pacientit; (Vena saphena magna). Po ashtu, ekipa operative, kishte përkujdesur dy venat radiale dhe ulnare dhe kishte bërë hemostazë korrekte”, thuhet në njoftim.

Intervenimi është kryer nga mjekët: Dr. Lulzim Vokrri dhe specializantja Marigona Haziri nga Kirurgjia Vaskulare; Dr. Gani Jashanica, Dr.Ermir Shabani dhe Dr.Naim Bajrami nga Ortopedia; Dr. Sanije Abazi dhe Dr. Masar Azemi nga Kirurgjia Plastike; Dr. Armend Kërveshi dhe Dr. Flamur Hasimi nga Neurokirurgjia; Dr. Nexhmije Jonuzi dhe Alban Gjobalaj nga Anestezioni. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjihuni me faktorët që shkaktojnë diarre gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Bursë për studime dhe punësim në Holandë për infermierët nga Kosova

Ju sugjerojmë

Ndalimi global i nikotinës në tryezë, ekspertët kërkojnë kufizime më të ashpra

25/06/2026 Lajme

Dy policë dyshohen se sulmuan njëri-tjetrin brenda një stacioni në Prishtinë

25/06/2026 Lajme

Tre persona humbin jetën nga zjarri që përfshiu një ndërtesë në Turqi

25/06/2026 Lajme

Një trevjeçar në Paris vdes brenda veturës i bllokuar nga nxehtësia, nëna e tij në spital në gjendje shok

25/06/2026 Lajme

Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për studentët

25/06/2026 Lajme

Brenda 24 orëve, 31 persona lëndohen në aksidente trafiku

25/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.