Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka njoftuar se po përcjell në vazhdimësi nivelet e larta të ndotjes së ajrit në Kosovë.
Mes tjerash, IKSHPK, ka thënë që sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) i cili bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, sonte ajri është jashtëzakonisht i ndotur nē Prishtinë, përcjell Gazeta Shneta.
Andaj duke parë situatën, IKSHPK ka dhënë disa rekomandime për kujdes:
– Të redukohen daljet në qytet dhe ne vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje për personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat;
– Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për aerosjen e dhomave.
– Personat e ndjeshëm nga sëmundjet respiratore që pashmangshëm duhet të dalin në aktivitetet e tyre jashtë shtëpisë të përdorin maska mbrojtëse ose të mbulojnë gojën e hundën me shall.
– Të redukohet pirjen e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht ndalimi i duhanpirjes brenda hapsirave të banimit, punës, shkollave dhe spitaleve.
– Grupet e popullatës së rrezikuar me sëmundje kronike pulmonare, zemrës, pacientët astmatik dhe të prirur për alergji, të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna rekomandohet që të kalojnë më shumë kohë në mjedise me nivele të ulëta të ndotësve, të tilla si malet dhe vendpushime të shëndetshme.




