Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rrëfimi i prindit si e pa punëtorin e spitalit duke i mbledhur copat e trupit të foshnjës së vdekur

Lajme 21/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Babai i foshnjës së vdekur në Spitalin e Pejës ka rrëfyer se si e kishte parë një punëtor të spitalit duke mbledhur copat e trupit të foshnjës së tij të vdekur.

Prindi ka deklaruar në rrëfimin e tij për indeksonline, se pasi e kishin marr lajmin për vdekjen e foshnjës kishin kërkuar nga stafi që t’ia dorëzonin trupin e pajetë. Ai thotë se stafi fillimisht kishin hezituar t’ua jepnin trupin e më pas i kishin thënë se do t’ua përgatisnin për ditën e nesërme.

“Foshnjën e kishin pështjell me çarçafë dhe e kishin vendos në një dhomë aty në spital. Kur shkuam nesër në mëngjes me marr foshnjën, ata i kishin kap çarçafët dhe nuk e kishin kuptu se foshnja është brenda dhe i kishin qu për pastrim në maqinë ku pastrohen çarçafët e spitalit”.

“Ne i shkuam prapa se e pamë që dikush po niset poshtë, më lindi pak dyshimi që o ka ndodh diçka. Pasi shkuam poshtë sigurimi e ka pa një person të spitalit aty duke i marrë copat e foshnjës dhe duke i shti në kese. Duke i mbledhë copë-copë. Mbetëm të shokuar, është rast që s’mujm me paramendu qysh ka ndodh. Vazhduam prapë nalt e lajmëruam policinë, erdhën policia në të njëjtën kohë motra kryesore insistojke na u lutke mos me thirr policinë, mos me bo këtë punë të madhe për arsye ndoshta ajo i din më mirë. Ne veq e lajmëruam rastin”, ka deklaruar prindi.

Ai ka thënë se nuk dinë më shumë detaje, përveç se foshnja ka vdekur dhe e kanë kryer procesin e varrimit. Ai dyshon se neglizhenca totale në këtë rast i përket repartit të gjinekologjisë në Spitalin e Pejës.

Për këtë rast Spitali i Pejës ka njoftuar se janë shkarkuar 7 punonjës, ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke u zhvilluar hetime.

Rasti ka ndodhur më datën 13 dhjetor por ndonëse menaxhmenti i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar dhe Ministria e Shëndetësisë ishin në dijeni, rasti ishte mbajtur i fshehtë deri më sot pas publikimit të rrëfimit të babait. Deri më tani nuk ka asnjë përgjegjësi dhe sqarim nga këto dy institucione. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakIKSHPK: Ndotja e ajrit është e lartë sonte në Prishtinë
Artikulli i rradhës Si të mos kishte ndodhur asgjë: Vizita e ud.drejtoreshës së SHSKUK-së në Spitalin e Pejës dy ditë pas skandalit me foshnjën

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.