Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Karvani i vaksinimit” – mbi 30 qytetarë në Fushë-Kosovë vaksinohen kundër Covid-19 e gripit sezonal

Lajme 23/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka filluar me aktivitetin “Karvani i vaksinimit”, raporton Ekonomia Online. Ky aktivitet, i nisur në Fushë-Kosovë, do të zgjasë deri në mes të muajit shkurt me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër gripit sezonal dhe kundër Covid-19.

Faik Hoti, udhëheqës i Departamentit të Zhvillimit Strategjik, tha se qytetarët e Kosovës mund ta vaksinohen kundër Covid-19 edhe me dozat bivalente përforcuese.

Ai më tej shtoi se ka pasur interesim të qytetarëve që të marrin të dy llojet e vaksinës, duke shtuar se me këtë aktivitet do të vazhdojnë edhe në qytetet e tjera.

“Sot ka filluar ‘Karvani i vaksinimit’, aktivitet shtesë ky i vaksinimit kundër gripit sezonal dhe kundër Covid-19, i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK, i mbështetur nga OBSh. Pat një interesim të mirë të qytetarëve të Fushë-Kosovës për t’u vaksinuar qoftë kundër gripit sezonal dhe kundër Covid-19 dhe kësisoj do të vazhdojë nëpër komunat tjera”, tha Hoti.

Doktoresha e QKMF-së në Fushë-Kosovë, Fitnete Ferizi, u shpreh e habitur me interesimin e qytetarëve për t’u vaksinuar, duke sqaruar se vaksinat i kanë marrë mbi 30 persona, raporton EO.

“Jemi të habitur me interesimin e qytetarëve, kemi mbi 30 qytetarë të vaksinuar me vaksinë kundër gripit sezonal dhe kundër Covid-19. Pra sot kemi qenë edhe më afër qytetarëve”, tha ajo.

Objektivat e “Karvanit të vaksinimit” janë:

Inkurajimi i qytetarëve për vaksinimit kundër Covid-19 dhe kundër gripit sezonal dhe promovimi i sjelljeve parandaluese dhe masave të shëndetit publik;

Sigurimi që vaksinimi kundër Gripit sezonal dhe Covd-19 të jetë lehtësisht i arritshëm në komunitetet lokale, veçanërisht për popullatën me të ndjeshme dhe;

Promovimi i pjesëmarrjes së drejtuesve të komunitetit në aktivitetet lokale për të adresuar pengesat në procesin e vaksinimit.

 

Artikulli paraprakRaportohen dyshime për kurdisje të konkursit në Spitalin e Mitrovicës
Artikulli i rradhës Sot vranët, temperaturat në minus 3 gradë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.