Spitali i Mitrovicës “Sami Haxhibeqiri” ka hapur disa pozita në sektorin profesional dhe atë administrativ.
Por, këto vende po pretendohet se janë të hapura për persona që mbajnë pozita në këtë institucion shëndetësor, shkruan Jepi zë.
Burimet “Jepi Zë” brenda spitalit kanë siguruar emra dhe foto të personave që pritet të pranohen në këto pozita.
Meqenëse konkursi është në fazën e zhvillimit, “Jepi zë” nuk do të publikojë emrat e personave në fjalë, por vetëm lidhjet, të cilët i kanë “kamuflluar” në lista me kode.
- Sipas këtyre burimeve të “Jepi zë”, zyrtare e pasurisë pritet të pranohet vajza e një infermiere dhe reja e një doktori të njohur, e cila kishte marrë 50 pikë.
- Në pozitën zyrtar i personelit pritet të pranohet vajza e një doktoreshe.
- Mirëmbajtës i objektit pritet të pranohet bashkëshorti i një kryeinfermiere
- Në pozitën Drejtor mjekësor dhe drejtor i infermierisë pritet të përzgjidhen dy doktorë që kanë qenë u.d. por që njëra nuk e bart titullin për drejtimin që pret ta mere.
- Në pozitën asistent adninistrativ me gjasë më të madhe njëra që nuk ishte perzgjedhur për shkak të mungesës së përvojes por kishte në hyrë në test por në rast se dështon ky opsion pasi ka dyshime, atëhere mbetet si mundshme vëllai i një zyrtarje që punon në arkiv.
E gjithë kjo “kurdisje” pretendohet se u bë me ndikim të menagjmentit pasi në katër komisonet ka qenë i shumë i përfoluri Valdrin Demiraj, i cili kishte arritur të transferohej nga QKUK, dhe ky rast ishte i dyshimt dhe ishte trajtuar nga të gjitha mediat. Ndërsa tani me këtë angazhim, ai llogaritet ta ketë kryer “borgjin” për të miren që ju bë.
“Jepi zë” do ta monitorojë këtë konkurs dhe do të vërtetojë apo mohojë këto pretendime.
Poashtu redaksia posedon foto ku dëshmohet lidhjet e tyre me emrat e të sipërpërmendurëve.