Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kardiologjia realizoi numër rekord të intervenimeve

Lajme 28/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se në Laboratorin e Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë së zemrës, në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinik Universitare të Kosovës është realizuar numër rekord i intervenimeve.

Sipas ShSKUK-së, në javën e kaluar, stafi i Klinikës së Kardiologjisë, ka kryer 7 intervenime elektrofiziologjike me ablacion dhe 6 implantime të pajisjeve komplekse CRT-D, duke shënuar një rekord të ri, përcjell Gazeta Shneta.

“U realizuan procedurat e studimit elektrofiziologjik me ablacion të suksesshëm (djegie të vatrës aritmogjene), me metodën e navigacionit elektroanatomik (3-D Mapping) tek shtatë pacientët të moshave prej 20-56 vjeç. Janë implantuar 6 pajisje të resinkronizimit elektrik të zemrës me defibrilator (CRT-D) te pacientët me dëmtim kronik të muskulit të zemrës, te të cilët terapia medikamentoze ka qenë e pamjaftueshme për t’u siguruar kualitet minimal jetëse, e për më tepër për t”i mbrojtur nga aritmitë jetë kërcënuese.”, ka raportuar ShSKUK.

Laboratori i Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë është njëri nga shërbimet e Klinikës së Kardiologjisë, i cili është i vetmi në nivel vendi i specializuar për trajtimin e çrregullimeve të ritmit dhe përçimit të zemrës me metoda intervente.

Artikulli paraprakVitia sërish në Qeveri, propozon një vendim në mbledhje – ia miratojnë
Artikulli i rradhës Kurti për Vitinë: Hera e tretë që e emëroj, e treta e vërteta

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.