Kryeministri Albin Kurti ka folur sot për emërimin e ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia.
Kurti ka thënë se kjo është hera e tretë që e emëron Vitinë në këtë pozitë dhe kjo sipas tij mund të jetë e treta e vërteta, shkruan Gazeta Shneta.
“Tash e kemi ministër sërish Arben Vitinë, është hera e tretë që e emëroj, dhe e treta e vërteta mbase”, ka deklaruar Kurti.
Këtë deklaratë kryeministri e ka dhënë në një konferencë për media bashkë me ministrin e Kulturës.
Kurti ka folur për vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik për tenderin e insulinave, përmes së cilit OSHP i ka dal sërish në krah kompanisë “Pharma Leader” e cila ka ofertuar insulina pa Autorizim Marketing.
“Ne duhet ta mbrojmë interesin publik, atëherë kur ky nuk është rasti, për këtë çështje konkrete besoj që Ministria, Qeveria shumë shpejt do ta kenë qëndrimin e vet, por unë edhe një herë po e theksoj që po vendime në përputhje me ligjin dhe rregullat, por gjithmonë në interes të publikut”, ka deklaruar Kurti. /Gazeta Shneta/




