Gjykata Themelore e Prishtinës ka pezulluar njërin vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) për të blerë barna pa Autorizim Marketing.
OSHP-ja kishte obliguar Ministrinë e Shëndetësisë që të nënshkruaj dy kontrata për të blerë barna pa Autorizim Marketing. Autorizim Marketingu është dokumenti që dëshmon cilësinë e barnave.
MSH-ja e ka dërguar rastin në Gjykatë dhe Gjykata ka vendosur ta pezullojë vendimin e OSHP-së deri në zgjidhje të rastit.
MSH-ja kishte thënë në padi se po kërkon shtyrjen e vendimit, pasi dëmi që do të pësonte Ministria dhe veçanërisht pacientët do të ishte i pariparueshëm.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në koha.net.




