Është ndarë nga jeta, Shengyn Spahi, Magjistër i Farmacisë nga Prizreni.
Lajmin e ka bërë të ditur, Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK), ku njëherazi u lavdërua puna dhe kontributi i çmuar i Spahit, përcjell Gazeta Shneta.
“Kolegu Shengun Spahi ishte koleg i nderuar dhe i dashur për të gjithë ne. Ndarja nga jeta erdhi në një moshë shumë të re dhe papritmas. Me këtë rast Oda e Farmacistëve të Kosovës u shpreh ngushëllimet të sinqerta familjes, miqëve dhe kolegëve” është shprehur OFK në një komunikatë në rrjetin social facebook.
Rreth biografisë së farmacistit Spahi, OFK ka përgaditur të dhënat kyçe të veprimtarisë së deritanishme:
“Mr.Ph.Shengyn Spahi u lind në Prizren në vitin 1958. Shkollën e mesme e kryen ne Prizren kurse Fakultetin e Farmacisë në Beograd në vitin 1983. Në vitin 1984 u punësua në fabrikën e barnave Farmakos si shef i prodhimit të tretësirave dhe tabletave vaginale. Që nga viti 1986 deri në vitin 1991 ka qenë i punësuar në laboratorin galenik të Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, ku përgatiteshin të gjitha llojet e përgatesave galenike (tretësirat, tretësirat parenterale, pikat sterile për sy, pomadat e shumë përgatesa tjera që i kërkonte shërbimi spitalor për sëmundje të ndryshme). Me fillimin e luftës në Kosovë u shpërngul në Turqi ku u inkuadrua në bazën shkencore hulumtuese të barnave “SABA” në Stamboll. Mr.Ph Shengyn Spahi pas luftës në Kosovë kthehet në Prizren dhe hap barnatoren private “ShengoPharm” ku me dinjitet, korrektësi dhe profesionalizëm e ushtroi veprimtarinë e tij farmaceutike, duke vënë në shërbim edhe përvojën e gjatë në këtë lëmi.” /Gazeta Shneta/




