Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tenderi i insulinave: OSHP kërkoi masa ndaj Berat Marmullakut por KRPP e ndëshkon Ismet Hysenin

Lajme 30/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bordi i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik ia ka anuluar certifikatën e prokurimit zyrtarit përgjegjës të Zyrës së Prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë Ismet Hyseni, ndërsa i ka dhënë vërejtje me shkrim zyrtarit tjetër Berat Marmullaku.

Procedura për masa nisi ndaj zyrtarit të prokurimit Berat Marmullaku, por përfundoi me pasoja për shefin e tij Ismet Hyseni, shkruan Gazeta Shneta.

Hysenit i është anuluar certifikata e prokurimit nga Bordi i KRPP-së pas një ankese nga Organi i Shqyrtimit të Prokurimit Publik, ndërsa Berat Marmullakut iu dha një vërejtje ndonëse ankesa ishte kundër tij.

Këto masa ndaj tyre nga KRPP janë marr pas ankesës së OSHP-së në kuadër të shqyrtimit të ankesës së kompanisë “Pharma Leader” për tenderin e insulinave në MSH.

“Sipas gjendjes faktike dhe të gjeturave të lartë cekura të cilat në çdo rrethanë përcaktojnë se z. Ismet Hyseni ka vepruar në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, fillimisht duke bërë dy zgjedhje kontradiktore ku për të njëjtin aktivitet prokurimi, për të njëjtin produkt, me të njëjtat kritere në Dosje të Tenderit, në fillim OE ‘Pharma Leader’ e rekomandon për kontratë për lot 1 dhe lot III, kurse më pas duke u bazuar në raportin e rivlerësimit të datës 04.03.2021 për të njëjtin aktivitet prokurimi, për të njëjtin produkt me të njëjtat kritere në Dosje të Tenderit dhe me çmimin më të shtrenjtë OE ‘Meditech’ e rekomandon edhe për lot I dhe lot III. Duke mos e respektuar Vendimin e OSHP-së dhe duke anuluar aktivitetin e prokurimit në kundërshtim me nenin 62 të LPP-së i ka vazhduar shkeljet ligjore të cilat me Rregullat dhe Procedurat e Dhënies dhe Revokimit të Certifikatës Profesionale për Prokurim Publik konsiderohen si shkelje të rënda. Si rrjedhojë e kësaj, komisioni konsideron se ka bazë të qëndrueshme ligjore që të rekomandoj për anulimin e certifikatës së prokurimit për z. Ismet Hysenin në pajtim me Rregulloren 02/2017”, thuhet në vendimin e Bordit të KRPP-së.

Pas këtij vendimi Hyseni do të mund të ushtrojë funksionin e një zyrtari të thjesht të prokurimit, por s’mund të marr vendime për tenderët.

Ndërkaq me rekomandim të Komisionit, ndaj Marmullakut është shqiptuar vërejtje me shkrim.

“Duke u bazuar në kronologjinë e këtij Raporti, të gjeturat e komisionit lidhur me këtë aktivitet dhe në Vendimin për anulimin e aktivitetit të prokurimit në kundërshtim me nenin 62 të LPP-së të datës 12.08.2022 të proceduar nga z.Ismet Hyseni e të cilin z.Marmullaku në cilësinë e ZPP e ka lënë në fuqi duke mos përmirësuar shkeljet ligjore që janë bërë me këtë vendim, Komisioni i rekomandon Bordit që t’i shqiptohet masa Vërejtje me shkrim”, thuhet në vendimin e KRPP-së.

Në vendimin të cilin e posedon Gazeta, komisioni i KRPP-së gjatë shqyrtimit të rastit kanë shprehur paqartësi në lidhje me përgjegjësinë e Hysenit dhe Marmullakut. Kjo për faktin se Hyseni kishte marr pushim mjekësor menjëherë pas marrjes së vnedimit për anulimin e tenderit të insulinave më datë 12.08.2022.

“Këtë gjë ai e dëshmon edhe me korrespodencat dhe njoftimet të cilat i ka pranuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MSH-së”, thuhet në dokumentin e vendimit të KRPP-së të cilin e posedon Gazeta Shneta.

Madje ky komision kishte kërkuar nga OSHP që t’ia sqaronte nëse procedura të vazhdonte ndaj Marmullakut apo ndaj Hysenit.

“OSHP ka kthyer një përgjigje duke i dërguar disa dëshmi e që shumica përfshinin korrespodenca të z.Marmullakut me Bordin e OSHP-së dhe ekspertin e caktuar për shqyrtimin e ankesave. Për komisionin, OSHP nuk ka sqaruar se si të vazhdojmë ta trajtojmë kërkesën e tyre (të vazhdojmë me emrin e z.Berat Marmullakut apo ta trajtojmë me emrin e z.Ismet Hysenit)”, thuhet në këtë dokument.

Ndërkaq në një paragraf më poshtë thuhet se Komisioni ka gjetur se Hyseni si Zyrtar Përgjegjës i Prokurimit në MSH, ishte përgjegjës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për këtë aktivitet deri më datën 17.08.2022, ndërsa pas kësaj date ishte caktuar në këtë pozitë Marmullaku. Sipas Komisionit, Hyseni nuk kishte kthyer asnjë përgjigje për këtë çështje.

Artikulli paraprakTerapia revolucionare pastron kancerin e pashërueshëm të vajzës 13-vjeçe
Artikulli i rradhës Ka ndërruar jetë Magjistër i Farmacisë, Shengyn Spahi

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.