Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

E konfirmon Sejdiu: Prokurori i OMK-së nesër nis hetimet në rastin e Kardiokirurgjisë

Lajme 05/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prokurori i Odës së Mjekëve të Kosovës nesër do të nis hetimet në rastin e Kardiokirurgjisë në QKUK.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu, e ka konfirmuar për Gazetën Shneta se ka kërkuar nga Prokurori i kësaj organizate, që të nis hetimet në rastin e Kardiokirurgjisë.

“Po kam kërku nga prokurori i Odës me fillu hetimet. Zyrtarisht do të fillojnë nesër ndaj mjekut që ka kryer operacionin dhe ndaj drejtorit të Klinikës”, ka deklaruar Sejdiu.

Hetimet e prokurorit të OMK-së do të bëhen pas raportimit të Gazetës Shneta për rastin e një pacienti në Klinikën e Kardiokirurgjisë.

Kardiokirurgu Kushtrim Shala e shpërndau dje një postim duke thënë se kanë pasur sukses në intervenimin e rrallë të quajtur “David”, tek një pacient i moshës 63-vjeçare. Por Gazeta më vonë mori vesh se pacienti kishte ndërruar jetë pas disa orësh.

Drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë Rifat Brahimaj, ka deklaruar se mjeku që ka kryer këtë operacion nuk është kompetent profesionalisht pasi sipas tij ai ka vështirësi edhe në procedura standarde. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKodra thirrje OMK-së të merret me rastin e Kardiokirurgjisë: Eksperimente me njerëz nuk guxojnë me u bë
Artikulli i rradhës Vdes infermierja nga Mitrovica, Elheme Ferati, OIK shpreh ngushëllime

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.