Ka ndërruar jetë infermierja nga Mitrovica Elheme Ferati.
Oda e Infermierëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për të ndjerën, të cilën e ka kujtuar si punëtore të zellshme dhe humaniste, transmeton Gazeta Shneta.
Postimi i plotë:
Telegram ngushëllimi
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë me pikëllim është njoftuar për vdekjen e infermieres nga Mitrovica, Elheme Ferati e cila ushtroi këtë profesion në Shipol të Mitrovicës.
Vdekja e parakohshme e infermieres Elheme Ferati na ka prekur gjithë miqtve, familjen dhe komunitetin infermieror.
Gjithë do të kujtojnë infermieren Elheme si një punëtore të zellshme, dhe humaniste me vyrtyte të larta njerëzore; gjithmonë e gatshme që gjithë pacientëve t’iu ofrojë ndihmën dhe kujdesin e nevojshëm.
Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella.
Sinqerisht,
Naser Rrustemaj
Kryetar i OIK-ut




