Në javën e tretë të shtatzënisë suaj fillon zhvillimi i fetusit. Edhe pse janë pothuajse tre javë të plota, deri në javën e katërt apo të pestë ju nuk mund të dini nëse jeni shtatzënë apo jo.
Është java e trete e shtatzënisë suaj, javë kjo në të cilën fillon zhvillimi i fetusit shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Bashkimi i vezës dhe spermës është hapi i parë i zhvillimit të fetusit. Këtë javë veza e fekonduar rritet nga një zigotë me një qelizë të quajtur blastocist.
Nga zigota e blastocistit, fetusi ka përmasat o,1 mm-0,2mm (100-200 mikronë).
Edhe pse shumë gjëra mund të ndodhin në trupin tuaj nuk është se mund ta ndjeni se jeni shtatzënë.
Përnga aspekti fizik nuk mund të vëreni shumë simptoma sesa në atë emocional.
Në këtë javë, ju mund të vëreni se ndiheni më të shqetësuara dhe të nervozuara në situata të ndryshme. /Gazeta Shneta/