Pas vërshimeve nga reshjet e shiut në disa komuna, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se është në gjendje gatishmërie.
Pas vërshimeve nga reshjet e shiut në disa komuna të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se është në gjendje gatishmërie për të reaguar nëse ka nevojë në institucionet shëndetësore, transmeton Gazeta Shneta.
“Të gjitha ekipet emergjente janë në gjendje gatishmërie dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me drejtoritë shëndetësore komunale dhe spitalet rajonale”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë është në gjendje gatishmërie për të reaguar në çdo kohë pas reshjeve atmosferike të cilat shkaktuan vërshime në pjesë të ndryshme të vendit.
Të gjitha ekipet emergjente janë në gjendje gatishmërie dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me drejtoritë shëndetësore komunale dhe spitalet rajonale.
Ministria e Shëndetësisë lut qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, të kenë kujdes me lëvizjet e tyre dhe të shmangin veçanërisht kalimet rrugore me prezencë të ujit.