Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qeveria e shkarkon kirurgun Isuf Zekaj nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së

Lajme 19/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qeveria e Kosovës e ka shkarkuar kirurgun Isuf Zekaj nga Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme korresponduese e ka shkarkuar kirurgun Isuf Zekaj nga pozita e anëtarit të Bordit Drejtues të SHSKUK-së, shkruan Gazeta Shneta.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës korresponduese, në të cilën mori vendim për shkarkimin e anëtarit të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar nga Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë, Dr. Isuf Zekaj”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Shkarkimi i Zekajt vjen pas arrestimit të tij nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e veprës “marrje ryshfeti” në Spitalin e Vushtrrisë. Ai gjendet në arrest shtëpiak me vendim të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Zekaj u arrestua javën e kaluar bashkë me dy kolegë të tij, Arsim Latifaj dhe Ekrem Sefiu. Të tre dyshohen për korrupsion në lidhje me veprën “marrje ryshfeti”. Tre kirurgët janë suspenduar nga puna në Spitalin e Vushtrrisë.

Krejt kjo ndodhi pas raportimit të Gazetës Shneta e cila publikoi disa video-dëshmi të pacientëve të cilët tregojnë se si iu dhanë para mjekëve për të kryer operacionet. /Gazeta Shneta/

Tre kirurgë dyshohet se morën para nga pacientët për të kryer operacionet në Spitalin e Vushtrrisë

Artikulli paraprakMSH blen insulina me procedurë emergjente në vlerë mbi 1.8 milion Euro
Artikulli i rradhës Ministria e Shëndetësisë në gjendje gatishmërie pas vërshimeve në disa komuna

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit në pesë ditët e ardhshme

29/01/2023 Lajme

IPK-ja: I dyshuari për plagosjen e dyfishtë në Fushë Kosovë dyshohet se ka qëlluar vetën

29/01/2023 Lajme

Një viktimë dhe tre raste pozitive me Covid në 24 orët e fundit

29/01/2023 Lajme

74 raste aktive me Covid në Kosovë

28/01/2023 Lajme

I dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë kishte sulmuar edhe policinë

28/01/2023 Lajme

Vdes i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë

28/01/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.