Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ky është mjeku që dyshohet që e sulmoj punëtorin në spitalin e Pejës

Lajme 24/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një mjek dyshohet se e ka rrahur një punëtor në Spitalin e Pejës. Rasti është hapur në polici.

Mjeku i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, dyshohet se të hënën ka sulmuar fizikisht një punëtor të spitalit.

“Indeksonline”, mëson se mjeku i cili dyshohet që e sulmoi punëtorin është Besnik Ibraj.

Ibraj sipas burimeve të “IndeksOnline”, është emëruar ushtrues i detyrës së drejtorit të mjekëve në pozitën të cilën e kishte ushtruar mjeku Muhamet Haliti, i cili është suspenduar pas rastit të foshnjës në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai tha se rasti është hapur si “lëndim i lehtë trupor”.

“Dje rreth orës 13:44 një punëtor i Spitalit Rajonal ka ardhur dhe e ka njoftuar policinë se është sulmuar nga një mjek në Spitalin Rajonal në Pejë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, i ka intervistu viktimën, dëshmitarët dhe të dyshuarin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “lëndim i lehtë trupor”. Rasti është duke u hetuar nga njësiti kompetent policor”, u shpreh Gashi.

Gashi shtoi se motivi që çoi deri te sulmi fizik ishte “rreth një mosmarrëveshjeje, për orar të punës”. Sipas tij, viktima ka pranuar trajtim mjekësor. /Indeksonline

Artikulli paraprakMjeku e rrah një punëtor në Spitalin e Pejës
Artikulli i rradhës Amazon sjellë në treg një shërbim barnash me recetë për klientët me abonim

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.