Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka vazhduar të raportoi mbi punën vjetore të klinikave të QKUK-së.
Në raportin e fundit, gjatë periudhës janar-dhjetor 2022, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u trajtuan 2 mijë e 642 pacientë, përcjell Gazeta Shneta.
“Për 12 muaj, në këtë klinikë kishte 10 mijë e 252 vizita në Ambulancën e Pranimit, 4 mijë e 385 vizita në Ambulancën Specialistike dhe 2 mijë e 634 konsultime. Brenda kësaj kohe, aty janë kryer edhe 937 eho të abdomenit dhe 525 elastografi, bën të ditur raporti vejtor i punës”, thuhet në njoftimin zyrtar të ShSKUK-së. /Gazeta Shneta/