Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Edhe tri infermiere lënë Ortopedinë brenda një muaji, shtohen mungesat

Lajme 03/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e Ortopedisë nga 1 shkurti do të numërojë tri infermiere më pak.

Ato brenda muajit janar e kanë lëshuar punën në këtë institucion publik shëndetësor.

Largimi i tyre do e thellojë edhe më shumë mungesën e këtij kuadri në Ortopedi, teksa numri aktual prej 75 sosh nuk i plotëson nevojat dhe kërkesat, raporton Klan Kosova.

Drejtuesi i kësaj klinike, Gani Jashanica bëri me dije se janë në mungesë prej 20 infermierësh teksa theksoi se kushdo që ka dalë në pension apo edhe ka vdekur nuk është zëvendësuar asnjëherë numri i punonjësve në të tilla raste.

Zëvendësime nuk ka as kur infermieret shkojnë në pushim të lehonisë.

Megjithëkëtë, Ortopedia po vuan edhe mungesën e bartëseve, personel ky mjaft i nevojshëm për bartjen e pacientëve nga salla në reparte, apo edhe brenda reparteve për nevoja dhe ekzaminime.

Aktualisht kjo klinikë ka vetëm një bartës dhe atë në salla operative, por jo edhe në reparte.

Shpeshherë rolin e bartëseve e luajnë infermierët, mjekët dhe të tjerët.

Artikulli paraprakVitia viziton Klinikën e Radiologjisë të QKUK-së, pritet rritja e kapaciteteve diagnostifikuese dhe shkurtimi i listës së pritjes për MRI
Artikulli i rradhës Analisti Xhevdet Pozhari emërohet këshilltar i jashtëm i ministrit Vitia

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.