Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar sot Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Vitia, i shoqëruar nga Dr. Aida Rexhepi, kryesuese e Bordit Drejtues, Dr. Agreta Gashi, anëtare e Bordit dhe Dr. Narqize Arënliu- Hoxhaj, janë informuar nga e para e kësaj klinike, Dr. Shkëndije Nuza mbi shërbimet diagnostike radiologjike që mbulon kjo klinikë, jo vetëm për pacientet e shtrirë në QKUK, por për të gjithë qyterarët e vendit, transmeton Gazeta Shneta.
Në njoftimin zyrtar të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, thuhet se zgjerimi i kapaciteteve të shërbimeve diagnostikuese të cilat janë në fazën e fundit të funksionalizimit do të plotësojnë gamën e shërbimeve diagnostikuese dhe lehtësojnë pritjet për shërbim të mbingarkuar në veçanti për shërbimin e Rezonancës Magnetike.
“Rezonanca Magnetike në Spitalin Pedriatik në QKUK, dhe në Spitalin Regjional në Peje janë në fazën përfundimtare të funksionalizimit kurse në vitin 2023 është në planifikim edhe funksionalizimi i Rezonancës Magnetike në Spitalin Regjional në Prizren. Zgjerimi i kapaciteteve të shërbimit do të ndikojë dukshem në uljën e listave të pritjes për këto shërbime”, thuhet në njoftimin e MSh-së. /Gazeta Shneta/