Ministria e Shëndetësisë së Kosovë, ka nisur ekipin e parë mjekësor për në Turqi, për t’i dalë në ndihmë vendit turk, pas tërmetit të rëndë që zuri vend me 6 shkurt.
Mjekët dhe infermierët e Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës tashmë kanë arritur në teren, këtë e ka konfirmuar ShSKUK për burimin e Gazetës Insajderi.
Shumica e qytetarëve turk po vdesin nga mungesa e ndihmës mjekësore, Gazeta ka pyetur nëse Shskuk ka kapacitet që të dërgoj ekip mjekësor në Turqi.
Në përgjigjet e tyre, thuhet se ShSKUK është e gatshme që në rast nevoje të dërgojë edhe ekipe të tjera mjekësore.
“Ju njoftojmë se ShSKUK, në koordinim të plotë me Qeverinë e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Shëndetësisë, ka dërguar ekipin e parë mjekësor si mbështjetje për shtetin turk. Në ekip bëjnë pjesë mjekë emergjent dhe infermierë nga emergjenca. ShSKUK është e gatshme që në rast nevoje të dërgojë edhe ekipe të tjera mjekësore”, thuhet ne përgjigjet e ShSKUK dhënë Insajderit.
Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.




