Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar rreth raportit vjetor të punës në Klinikën e Radiologjisë së QKUK-së.
Sipas këtij raportit, ShSKUK ka thënë se është rritur dukshëm vëllimi i punës duke u bazuar në statistikat e shërbimeve që kryen Klinika e Radiologjisë, transmeton Gazeta Shneta.
Me theks të veçantë, vlen të ceket se në këtë klinikë nuk ka listë të pritjes për biopsi, përderisa ka zvogëlim të pritjes për Mamografi, ku lista e pritjes është vetëm deri më 15 shkurt 2023.
Kurse për Tomografi të Kompjuterizuar deri më 13 shkurt 2023, po ashtu, po punohet intensivisht për zvogëlim të listës së pritjes për Rezoncancë Magnetike.
Të gjitha ekzaminimet urgjente, emergjente dhe ato onkologjike kryhen me prioritet, sipas rekomandimit paraprak nga ana e mjekëve.

Statistikat e punës për vitin 2022:
– 23 mijë e 751 Tomografi të Kompjuterizura (CT).
– 9 mijë e 683 Rezonanca Magnetike.
– 86 mijë e 950 Ekzaminime me RTG (radiografi).
– 2 mijë e 763 Mamografi.
– 24 mijë e 612 Ekzaminime me Ultratingull.
– 2 mijë e 429 CT-angiografi. /Gazeta Shneta/




