Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Biokimia me aparatura të vjetra, drejtori i klinikës kërkon investime

Lajme 13/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Aparaturat diagnostikuese në Klinikën e Biokimisë në QKUK janë bërë problem jo vetëm për qytetarët, por edhe për vetë stafin që punon aty. Tash e sa kohë kjo klinikë punon me aparatura të vjetra 10-vjeçare, ndërsa numri i pacientëve që kërkojnë shërbime është goxha i madh, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli, e ka pohuar se aparaturat në masë të madhe i kanë të vjetra, të cilat pësojnë edhe defekte.

Sipas tij, me aparatura të tilla përballohen afër 200 pacientë, ndërsa ka raste kur numri i tyre shkon në njëmijë. Ai thotë se falë donacioneve arrijnë ta kryejnë punën si duhet.

“Ne jemi duke bërë punë njëfarë forme madhore për arsye se aparaturat të cilat janë kryesisht kanë një kapacitet për dytësor, domethënë janë të fabrikuara dhe të dizajnuara ndoshta që t’i përballojë diku 200 pacientë, mirëpo nëse flas se i kemi diku gati njëmijë, atëherë normalisht se mandej edhe prishjet janë të paevitueshme, të shpeshta për shkak se ngarkohet aparatura dhe është për çudi që sinqerisht po them ka me vite të tëra, që të mos jenë donacionet që vijnë nga kompanitë e caktuara, sinqerisht po them nuk kanë vlerë fare asnjë aparaturë dhe në këtë rast ose buxhet që është caktuar nga ShSKUK-ja për të blerë aparaturë”, tha ai.

Si pasojë e vjetërisë, Veseli thotë se shpeshherë stafi detyrohet të pushojnë. Ai thotë se po të ishin aparaturat moderne, puna aty do të ishte me saktësi dhe precizitet më të madh.

Sipas drejtorit të kësaj klinike, vështirësitë që hasin ata janë të mundimshme. Thotë se ka raste kur tumor maker për zbulimin e kancerit nuk mund të kryhen, shkaku i prishjeve.

Madje, Veseli thotë se shpesh herë punëtorët e kësaj klinike detyrohen të kryejnë punë inxhinierie.

“Jemi vija e parë e frontit ku zbulohen sëmundjet te qytetarët. Paramendoni për shembull kur kemi ardhur në situata sfiduese dhe vjen nga Instituti i Onkologjisë dhe nuk mund t’ia bësh një tumor marker shembull ose analizat apo të gjëndrës tiroide që jashtëzakonisht është me të madhe duke u kërkuar gati 80 për qind të analizave janë të gjëndrës tiroide që kërkohen përpos analizave të tjera”, shtoi ai.

 

Artikulli paraprakTërmeti në Siri: Neonatologu tregon si mbijetoi foshnja e porsalindur nën rrënoja
Artikulli i rradhës Shënohet Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë në Klinikën e Neurologjisë të QKUK-së

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.