Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia nderoi veprën e profesionistëve shëndetësor para Obeliskut në QKUK

Lajme 16/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Dr. Arben Vitia ne nderim te veprave te profesionisteve shendetesor
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia së bashku me kryetarët e Odave të Profesionistëve Shëndetësor kanë nderuar veprat e profesionisteve shëndetësor para obeliskut në përkujtim të sakrificës dhe kontributit të tyre ndër dekada.

“Puna dhe shëmbëlltyra e tyre është inspirim për brezat e rinj në rrugën që duhet të ndjekim në të ardhmen. Profesionistët shëndetësor ndër vite vendosën bazat dhe themelet jo vetëm të sistemit të shëndetësisë, por edhe të atdhedashurisë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në këtë ngjarje, ministri Vitia deklaroi se mbetet obligim i ynë moral dhe profesional që me punë të dëshmojmë respektin ndaj tyre. Sipas tij, kjo arrihet duke punuar bashkërisht për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, ngritjen e kapaciteteve dhe investimeve për të ardhmen.

Komunikata e plotë:

Ministri Vitia nderoi veprën e profesionistëve shëndetësor para Obeliskut në QKUK

Prishtinë, 16 shkurt 2023

Sot, Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia nderoi veprën e profesionisteve shëndetësor para obeliskut në përkujtim të sakrificës dhe kontributit të tyre ndër dekada.

Pandemia Covid-19 ishte veç një prej sakrificave të stafit shëndetësor për të shpëtuar jetë që rrezikoheshin nga një armik i padukshëm. Por, me të njëjtin zell dhe përkushtim deri në vetëmohim, ata vepruan ndër dekada, pavarësisht represionit të dikurshëm që përfshinë periudha tragjike për vendin tonë.

Puna dhe shëmbëlltyra e tyre është inspirim për brezat e rinj në rrugën që duhet të ndjekim në të ardhmen.

Profesionistët shëndetësor ndër vite vendosën bazat dhe themelet jo vetëm të sistemit të shëndetësisë, por edhe të atdhedashurisë.

Në këtë ngjarje, ministri Vitia deklaroi se mbetet obligim i ynë moral dhe profesional që me punë të dëshmojmë respektin ndaj tyre. Sipas tij, kjo arrihet duke punuar bashkërisht për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, ngritjen e kapaciteteve dhe investimeve për të ardhmen.

Artikulli paraprakLatifi-Pupovci thotë se rregullorja për të ardhurat në UP u ndryshua për kauza personale
Artikulli i rradhës Vitia në pauzën e Kuvendit shoqërohet me Kollçakun, Shkretën dhe Murtezin

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.