Mot i ngrohtë e kryesisht me diell pritet të jetë në pesë ditët e ardhshme.
Temperatura minimale që do të shënohet këtë javë do të jetë 1 gradë celsius, kurse maksimalja do të arrijë deri në 16 gradë celsius të martën shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“20.02 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë ditës. Mundësi për riga lokale shiu.
21.02 – Ngrohtë me kthjellime e diell.
22.02 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.
23.02 – Ngrohtë e kryesisht me diell. Pasdite vransira kalimtare.
24.02 – Mbetete ngrohtë. Kryesisht me vransira dhe mundësi për riga lokale shiu.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/





