Xhevdet Pozhari, analist dhe këshilltar i Arben Vitisë, ministër i Shëndetësisë, ka folur gjerë e gjatë për shumë çështje në një podcast për Nacionale.
Në intervistën e tij, ai ka theksuar se Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është duke qeverisur jo mirë në aspektin e brendshëm.
“Unë kam pritur shumë në çështje të brendshme nga Vetëvendosja dhe kam qenë skeptik në çështjet e jashtme. Nga z. Kurti kam pritur të jetë shumë më dinamike në zhvillimet e brendshme dhe nuk kam pritur të jetë i shkathët në politikën e jashtme.” – deklaroi ai.
“Z. Kurti, për mendimin tim, është duke na përfaqësuar shumë mirë në politikën e jashtme, por lë shumë për të dëshiruar në qeverisjen e brendshme” – tha ai.
Për z. Pozharin, ministri më i mirë është Xhelal Sveçla e Faton Peci, ndërsa më i dobëti Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes. I pyetur për notimin nga një te dhjetë, z. Pozhari theksoi se Qeveria Kurti meriton notën pesë.
“Në mesatare unë ia kisha japë 5” – tha ai. /Nacionale




