Një nga gjërat e rëndësishme që prindërit e rinjë sigurohen për foshnjen e tyre është higjiena e gjumit, duke marrë parasysh benefitet e saj që nga muajt e parë. Por, shtrohet pyetja, deri kur do të jetë periudha që bebi juaj do të ndajë dhomën me ju?!
Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) rekomandon që foshnjet duhet të ndajnë një dhomë së bashku me prindërit deri në moshën 6 apo 12 muajshe, por jo edhe shtratin shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Për të kuptuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë, klikoni këtu.
Mirëpo, të gjeturat e fundit nga studimet tregojnë se bebet duhet të kalojnë në dhomën e tyre qysh nga mosha 4-muajshe.
Kjo pasi bebet flinin më gjatë në dhomën e tyre sesa kur ishin pranë prindërve të tyre.
Në muajin e katërt, bebet flinin mesatarisht 46 minuta më shumë; në muajin e 9-të, 40 minuta më shumë; dhe në 30 muaj, bebet që flinin në dhomat e tyre më herët kishin tendencë të flinin më shumë gjithashtu.
Edhe pse mund të jenë disa minuta në pyetje, mungesa e gjumit mund të jetë e shoqëruar me rezultate jo të mira, si: zhvillimi i dobët fizik, njohës, emocional dhe marrëdhënie me prindërit.
Megjithatë, secili fëmijë është i ndryshëm nga të tjerët. Për këtë arsyje, bisedoni me mjekun tuaj për zgjidhjen më të sigurt për ju dhe fëmijën tuaj. /Gazeta Shneta/