Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inspektorati nuk gjeti asgjë në “Aorta” për vdekjen e 41-vjeçares, MSH nuk tregon raportin e inspektorëve

Lajme 01/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë nuk ka treguar se cilat janë gjetjet e Inspektoratit Shëndetësor në rastin e poliklinikës “Aorta” në Ferizaj ku vdiq një grua 41-vjeçare.

Inspektorati Shëndetësor ka kryer një inspektim të hënën për rastin e vdekjes së gruas 41-vjeçare në poliklinikën “Aorta” në Ferizaj pasi kishte kryer një procedurë tek gjinekologu Heroid Arifi, shkruan Gazeta Shneta.

MSH i ka thënë Gazetës se raporti i inspektimit është “në procedurë të përpilimit nga inspektorët e rastit dhe pas përfundimit te këtyre raporteve do të njoftoheni me të gjeturat dhe masat e marra nga inspektorati”.

Megjithatë Gazeta Shneta ka mësuar nga burime se Inspektorati nuk ka arritur të gjejë asgjë lidhur me rastin pasi stafi mjekësor nuk e kishin evidentuar në protokoll rastin e të ndjerës. Tani ISH janë në pritje të një deklarate nga mjeku gjinekolog.

Inspektorati kishte shkuar në këtë institucion rreth 48 orë pasi kishte ndodhur rasti. Ata janë arsyetuar se nuk janë ftuar nga Prokuroria dhe nuk kanë pasur informacion për rastin i cili kishe ndodhur të shtunën derisa Inspektorati ka kryer inspektim të hënën.

Sipas raportimit të mediave mjeku gjinekolog kishte deklaruar në polici se e ndjera kishte pasur dhimbje gjoksi. Në momentin e ngjarjes kishte qenë i pranishëm edhe anesteziologu Muhamet Fazliu, i cili poashtu sipas raportimit të mediave kishte qenë rastësisht aty.

Rasti po hetohet nga Prokuroria në Ferizaj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakInspektorati ia ndalon analizat kompanisë “CFO Pharma” pas informimit nga Gazeta Shneta
Artikulli i rradhës Itali: Babai shqiptar i dhuron mushkërinë djalit 5-vjeçar

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.