Dy kandidatë për drejtor të Klinikës së Onkologjisë në QKUK pritet t’i nënshtrohen testit të hënën.
Klinika e Onkologjisë në QKUK nuk po bëhet rehat me drejtor pasi kjo është hera e tretë brenda një viti që rishpallet konkursi, shkruan Gazeta Shneta.
Kësaj radhe në konkurs janë vetëm dy kandidatë, Ilir Kurtishi dhe Blerim Gjocaj, të cilët pritet që të hënën t’i nënshtrohen testit me shkrim.
Kurtishi ka qenë drejtor në këtë klinikë për një mandat i cili ka përfunduar vitin e kaluar.
Konkursi i parë për drejtor ishte anuluar ndërsa kandidati i përzgjedhur në konkursin e dytë Ardian Millaku kishte dhënë dorëheqje vetëm disa ditë pasi e kishte marr detyrën.
Dorëheqje dha edhe një pasardhës i Millakut, Arben Bislimi, para pak javësh vetëm një ditë para se të dorëhiqej edhe ish-ud.drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi. /Gazeta Shneta/