Moti në javën e ardhshme pritet të jetë i ndryshueshëm. Temperaturat të martën priten të shënojnë rritje, ndërkaq nga mesi i javës sërish do të ketë reshje shiu e bore.
Temperatura minimale përgjatë javës do të shënohet të hënën, -4C, kurse maksimalja do të arrijë deri në 15C të martën shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“13.03 – Kryesisht kthjellët. Mëngjesi i ftohtë e me ngrica. Ditën më butë.
14.03 – Intervale me diell dhe vransira shtresore të larta. Ditën më ngrohtë.
15.03 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes riga lokale shiu. Pasdite priten rrebeshe shiu, që më vonë shndërrohen edhe në reshje bore.
16.03 – Ftohtë. Vransira dhe intervale me diell pasdite.
17.03 – Ngrica në mëngjes, e gjatë ditës kryesisht me diell.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/