Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritet numri i lindjeve me operacion në Kosovë, mjekët në hall nga presioni i pacientëve

Lajme 28/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i lindjeve me prerje cezariane, është rritur dukshëm viteve të fundit në Kosovë. E gjithë kjo pasi që ka kërkesë nga vet pacientet, që lindjet t’i kryejnë me prerje cezariane dhe jo në mënyrë natyrale.

Është Lumjeta. B e cila thotë se vetë ka dashur të kryej lindjen me operacion, pasi që nuk ka dashur t’i duroj dhimbjet e lindjes.

“Fëmijën e parë e kam lindur në mënyrë natyrale, por se kam pasur dhimbje të tmerrshme. Prandaj në fëmijën e dytë vendosa të hy në operacion pasi që nuk isha në gjendje t’i duroja sërish dhimbjet e njëjta dhe se kërkova vet që të hy në operacion “, thotë ajo.

Një burim brenda QKUK-së ka thënë për “Indeksonline” se çdo e dyta grua që shkon në Klinikën e Gjinekologjisë, kërkon që të lind me operacion dhe se shpesh ka raste kur mjekët kërcënohen nga familjarët e pacientes, në rast se refuzon ta kryej një lindje me prerje cezariane.

“Ka raste kur burri i cili ka sjellë gruan të lind në Klinikë, ka shku dhe e ka kërcënuar mjekun tek dhoma e tij, se duhet që gruan ta fut menjëherë në operacion për lindje “, thotë ky burim.

E që ka kërkesa për lindje me prerje cezariane dhe po ashtu presion nga palët, e pohon dhe drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Zef Ndrejaj.

Ai për “Indeksonline”, ka pohuar se janë të detyruar t’i binden kërkesave dhe presioneve nga pacientët, pasi që u mungon një protokoll për ecurinë e lindjes.

“Numri i lindjeve me prerje cezariane është në rritje për disa faktor, për disa arsye. Ne mund të themi është mungesa e protokolleve, ku mjeku nuk është shumë i mbrojtur për të marrë vendimin si duhet. Atëherë ka presion prej palëve, që mënyra e lindjeve të kryhet me operacion, për shkak të dhimbjeve për shkak të stërzgjatjes së lindjes. Ato janë presione te palëve ose familjarëve që donë që lindja të kryhet më shpejt. Pastaj kur në lindje nuk e kemi një protokoll si duhet, ku mjeku mund të bazohet në ecurinë e lindjes, atëherë detyrohet pak që të bie në ndikim të palëve apo familjarëve, që të mos komplikohet ndonjë një lindje dhe mos të ketë pasoja apo kërcënime nga familjarët”, tha Ndrejaj.

 

Artikulli paraprakTryeza publike për Listën Esenciale: Kompanitë e barnave me pakënaqësi, Vitia thotë se do t’i marrin parasysh
Artikulli i rradhës Studim: Heqja e vezores në moshë të re mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.