Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rifat Latifi rikthehet në QKUK

Lajme 30/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ish-ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi është rikthyer në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kësaj radhe ai ka ardhur si Kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës në një kurs që po mbahet në hapësirat e Telemjekësisë në QKUK, shkruan Gazeta Shneta.

Kolegji ka mbajtur Modulin e 6 të Kursit mbi edukimin bazik të specializantëve të kirurgjisë.

Latifi citohet t’iu ketë thënë specializantëve se më e rëndësishmja në profesionin tonë është se si të menaxhojmë rrugët e frymarrjes, pasi që çdo herë ballafaqohemi me këtë dukuri, e cila kërkon shumë kujdes dhe vëmendje.

Lexoni njoftimin e plotë nga Kolegji:

Tit: Mbahet Moduli 6 i Kursit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1 :Shkathtësitë themelore kirurgjike

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në bashkëpunim me Komitetin e Specializantëve, ka vazhduar kursin mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1, Shkathtësitë Bazike Kirurgjike kësaj radhe Moduli 6: Ventilimi me ambu dhe Intubimi laringeal /endotrakeal’’- Menaxhii i Rrugëve të Frymarrjes, i cili është dizajnuar sipas modelit të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, (ACS/APDS Surgery Resident Skills Curriculum), dhe është pjesë e një kurrikule me tre faza.

E gjithë kjo punë është arritur fal punës së përbashkët të Komiteteve për Edukim Specialistik, Komitetit për Edukimin e Studentëve të Mjekësisë, Komitetit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional dhe Komitetit të Specializantëve, ku ky modul si modulet tjera  janë përqendruar në procedurat e menaxhimit të rrugëve të frymarrjes.

Moduli 6: Ventilimi me ambu dhe Intubimi laringeal /endotrakeal’’- Menaxhii i Rrugëve të Frymarrjes, është prezantuar nga ligjëruesja Prof. Dr. Antigona Hasani anesteziologë, dhe Dr. Fatlume Arifaj, specializante e Mjekësisë  emergjente dhe Dr. Tringë  Metaj, specializante e  Anasteziologjisë me mjekim intenziv.

E veçanta e këtij kursi, ishte padyshim edhe prezenca e kryetarit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, i cili para specializantëve foli për rëndësinë e procesit të menaxhimit të rrugëve të frymarrjes, me theks të veçantë për procedurën e trajtimit të pacientit i cili ka vështirësi më frymarrje.

Prof. Dr. Latifi, tha se më e rëndësishmja në profesionin tonë është se si të menaxhojmë rrugët e frymarrjes, pasi që çdo herë ballafaqohemi me këtë dukuri, e cila kërkon shumë kujdes dhe vëmendje.

Ndërkaq, Dr. Sadik Llullaku, Drejtor Ekzekutiv i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës,  fillimisht falënderoi Prof. Dr. Latifin për prezencën dhe për kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë dhe po vazhdon të japë në transformimin e kirurgjisë së Kosovës.

Më pas, dr. Sadiku prezantoi punën e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës në edukimin e specializantëve, për të cilën tha se është e rëndësishme prezenca e specializantëve, në mënyrë që të marrin dije dhe të avancohen në profesionin e tyre të shkencës.

Me këtë, sipas dr. Llullakut, është duke u përmbushur një nga qëllimet kryesore të misionit  të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, përkitazi me edukimin e mjekëve të rinj sipas standardeve profesionale perëndimore.

Në këtë modul u shpjegua në detaje për procedurën e menaxhimit të rrugëve të frymarrjes, fillimi i procesit, u sqaruan indikacionet, kundër-indikacionet dhe komplikimet e mundshme të këtij procesi.

Në diskutim me specializantet dhe më demonstrim simulativ si dhe më shembuj konkret nga puna praktike, Dr. Hasani konkretizoi gjithë modulin duke filluar nga  anatomia e rrugëve të frymarrjes, qasja e pare me pacientin me vështirësi te frymëmarrjes, ekzaminimit klinik, metodave jo invazive dhe invazive si dhe mjeteve qe përdoren për sigurimin e rrugëve te lira te frymëmarrjes dhe ventilimit adekuat te pacientit.

Ajo para specializantëve, shpjegoi te gjitha opsionet e mundshme te çrregullimeve te ventilimit, e po ashtu demonstroi në mënyrë praktike shkathtësitë e nevojshme për te qene mjek kompetent ne shpëtimin e jetës se pacientit.

Ndërkaq, specializantët e të gjitha lëmive kirurgjike që ishin prezent në këtë modul, ishin shumë të interesuar për arritjen e këtyre shkathtësive dhe bashkë me Dr. Antigona Hasani, demonstruan shembuj konkret nga puna e tyre e përditshme.

Faza 1 – Edukimi Bazik, është krijuar për t’u mësuar specializantëve aftësitë thelbësore kirurgjikale në fazat e hershme të trajnimit të tyre.

Secili nga 12 modulet do të udhëhiqet nga një specialist (si instruktor dhe  si mentor) dhe një specializant. Në këtë Kurs po marrin pjesë mbi 70 specializantë, dhe faza e parë  do të vazhdojë të mbahet çdo dy javë deri në fund të muajit Qershor 2023.

Artikulli paraprakVitia uron mjekët: Ju vendosët jetën tuaj në shërbim të jetëve tjera
Artikulli i rradhës Kryhet një operacion i rrallë në zemër tek një 15-vjeçare nga Kosova

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.